Sikurse ka ndodhur në disa bashki të vendit, edhe në njësinë vendore të Mallakastrës është përsëritur skenari i depërtimit në ambientet e brendshme nëpërmjet hapjes me forcë të derës kryesore.
Në këtë mënyrë, pas orarit zyrtar të punës, ka hyrë në zyrë kryebashkiaku i ri, Qerim Ismailaj.
Paraardhësi i këtij të fundit, Agron Kapllanaj, edhe pse është shprehur se nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh, por votimesh, pranoi të dorëzonte mandatin pa rezistencë. Sipas tij, procesi zgjedhor ishte një farsë dhe vendoret do të ribëhen.
Ishallah nuk ka denime edhe ky . Te gjithe kandidatet e ketyre zgjedhjeve ose kriminel ose me shkolle te blere .
Nese do te beshe karriere ose duhet te jesh kriminel ose injorant . Ky i fundit eshte me i rrezikshem
Hapet dera…
Po pse me, ca u ba bashkia, kalaja e Krujes e?
Lyli tha qe zgjedhjet nuk do bohen….