• |
ide | kryesore

Liam Hemsworth reagon për herë të parë pas ndarjes

Arkiva

Zëdhënësi i Miley Cyrus ishte i pari që dha lajmin për ndarjen e këngëtares dhe aktores nga Liam Hemsworth, por tani është aktori ai që theu heshtjen.

Hemsworth postoi një foto perëndimi dielli, shoqëruar me shkrimin: “Përshëndetje të gjithë. Një shkrim i shkurtër për të thënë se unë dhe Miley jemi ndarë. I uroj të ketë shëndet dhe lumturi”.

Më pas shënimi vijon: “Kjo është një çështje private dhe nuk kam bërë apo do të bëj ndonjë koment për ndonjë gazetar apo media. Të gjitha frazat që më janë atribuuar janë të pavërteta. Paqe e dashuri”.

Miley e Liam u martuan më 23 dhjetor në shtëpinë e këngëtares, në Franklin, Tennessee. Në qershor festuan 10 vjet lidhje bashkë, kur u njohën në filmin “The Last Song”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu