• |
ide | kryesore

Një tjetër “dru i shtrembër” në PS? Bashkë me Pjetrin, i ndaluar në Itali edhe koordinatori socialist

Lajme, Të fundit

Emri i një tjetër funksionari të Partisë Socialiste figuron të jetë në dokumentet e arrestimit për trafik droge të kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetrit, dënimit të tij me 18 muaj burg dhe dëbimit nga Firenze.

Bëhet fjalë për Altin Dodën, i cili nuk është i panjohur në radhët e politikës, por njihet gjerësisht si koordinator i PS-së në njësinë numër 3 në Tiranë.

“Kjo është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i kuesturës së Firences. Sipas kësaj rezulton se Valdrin Pjetri është arrestuar 23 janar 2003 së bashku me një tjetër shtetas Altin Doda.”, – u shpreh në deklaratën për mediat Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, duke iu referuar materialit ku pasqyrohet edhe arrestimi i Dodës më 27 janar 2003, krahas kandidatit socialist të dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.

Për më tepër,  mësohet se Doda është djali i ish-ministrit të Industrisë dhe Energjetikës, Viktor Doda.

Sipas burimeve jozyrtare Doda ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Valdrin Pjetrit në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

 

 

 

9 Comments

  1. MOS U MERZISNI , KY DO HARROHET SHUME SHPEJT SE NESER DO DALIN 2 OSE 3 TE TJERE .
    BORDELLHANE HESAPI . RILINDASIN NA DOLEN TE GJITHE RIPIÇKA .

  2. Bijte e baballareve. Viktor Doda, kokrra e injorantit qe mbushi xhepat fale PS. Luigj Pjetri e griu energjitiken. Kristaq Rama vrau te pafajshmit. Te bijte drogazhinj. Do udheheqin me Rilindje. Aferim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu