• |
ide | kryesore

PD Shkodër paralajmëron Pjetrin: Përgatitu, të pret burgu shumë shpejt!

Lajme, Të fundit



Vijon përplasja mes Partisë Demokratike dhe kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Dega lokale e Partisë Demokratike ka vijuar sulmet ndaj kryebashkiakut të zgjedhur Valdrin Pjetri, pas reagimit të këtij të fundit në përgjigje të publikimit nga selia blu të  dokumenteve të arrestimit, të dënimit për trafik droge dhe të dëbimit nga Italia.

Në një deklaratë të lëshuar për shtypin, dega e PD në Shkodër i drejtohet Pjetrit, pas denoncimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, sipas të cilit dokumentet provojnë të shkuarën kriminale të Pjetrit, duke e paralajmëruar këtë që të përgatitet pasi shumë shpejt e pret burgu.

“Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt! Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë! Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

Dekalarata e plotë e PD-së, Shkodër:

Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente.

Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën.

Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!

Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë!

Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *