• |
ide | kryesore

Rikthehet seriali ‘Friends’

Paparazzi, Slider



Seriali më i ndjekur në mbarë botën, “Friends” pritet të rikthehet sërish në ekran me rastin e 25-vjetorit.

“Warner Bros” do të bashkëpunojë me “Fathom Events” për këtë përvjetor duke transmetuar 12 seritë më të preferuara të fansave në tre netë. Përveç kësaj për të gjithë adhuruesit e serialit do të ketë disa “bonuse”, si intervista me aktorët dhe prapaskena nga xhirimet.
“Ne jemi shumë të lumtur që do të festojmë 25-vjetorin e ‘Friends’, një spektakël televiziv që vazhdon të ndikojë në kulturë dhe të tërheqë fansa të rinj nga gjenerata të ndryshme. Fansat do të kenë mundësinë të shikojnë disa nga skenat më qesharake dhe emocionuese të komedisë më të duartrokitur, por këtë herë në kinema”, ka thënë drejtuesi i “Fathom Events”, Ray Nutt. Ky event do të organizohet në qindra kinema të Amerikës në 23 dhe 28 shtator, si dhe në 2 tetor. “Friends” u transmetua për 10 sezone me radhë nga viti 1994-2004 në ‘NBC’ dhe aktorët e tij, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer ishin më të famshmit e asaj kohe. Seriali u transmetua për herë të parë në televizion në 22 shtator 1994 dhe vazhdon ende sot e kësaj dite të ketë të njëjtin impakt si ditën e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *