• |
ide | kryesore

Skandali Pjetri/ Organizata e Rilindjes tenton të “lajë duart”

Arkiva, Kryesore

Edi Rama ka zgjedhur të përdorë sot Taulantit dhe jo Elisën, në një përpjekje për të larë duart nga skandali i Valdrin Pjetrit, i cili sipas dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike, është ndaluar dhe dënuar në Itali për tregti substancash narkotike.

Kjo goditje nuk është diçka e re dhe e papritur për Rilindjen. Në disa raste të ngjashme, ajo ka qenë e detyruar të krasisë radhët e saj pas zbulimit të dënimeve dhe krimeve të shumë eksponentëve të organizatës, që nga Kuvendi e deri tek drejtues bashkish. Në një skenar identik, kreu i organizatës, Edi Rama, i kishte mbrojtur këta individë publikisht dhe kishte bërë avokatin e pastërtisë së tyre (rasti Roshi, Prenga, Noka, etj) njësoj siç veproi edhe me rastin Pjetri, por pas daljes në dritë të fakteve, ka zgjedhur ose heshtjen ose të flasë nëpërmjet atyre për të cilët fjala nuk ka asnjë peshë dhe cipa asnjë ngjyrë.

Për Valdrin Pjetrin, në emër të organizatës foli Taulant Balla. “Në raport me ligjin e me drejtësinë dhe padiskutim edhe me këtë aspekt specifik të legjislacionit shqiptar, lidhur me pastërtinë e figurave që ushtrojnë funksione publike, Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd, që nga Kryetari i Partisë deri tek anëtari i thjeshtë”, tha Taulanti me një populizëm bosh, që nuk i jep dot shpjegim pyetjes se përse kur Rilindja e paska përcaktuar vijën e kuqe, nga radhët e saj nuk po ndalet hemoragjia e figurave problematike.

Taulant Balla, duke u përpjekur t’ia lërë përgjegjësinë Valdrin Pjetrit, thotë se “për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentacionit përkatës nga Italia (të vënë më parë në dispozicon prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidaturë të gjitha verifikimet ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatës sonë) nuk mjaftojnë”. Duke përdorur edhe ai vetë termin Organizatë, Taulanti kërkon të thotë se kreu i saj dhe kupola drejtuese nuk kanë përgjegjësi dhe se ata presin nga prokuroria të verifikojë rastin.

Akuzat e PD për Valdrin Pjetrin/ Taulant Balla: Të zbardhet e vërteta

Sigurisht që kjo është një logjikë që edhe Elisën e vë në siklet për nga trashësia e saj. Kryeministri shqiptar ka mundësinë që me një telefonatë të marrë informacion për një rast që është kaq delikat. Të gjithë e mbajnë mend se sa shpejt e bëri ai këtë për vëllain e Fatmir Xhafës, madje duke marrë rezultate në kohë rekord nga laboratorë “prestigjozë”. Rama mund të kishte kërkuar informacion për Pjetrin (sikur të mos kishte ditur gjë më parë) menjëherë sapo doli akuza e parë nga opozita.

Mirëpo për kreun e organizatës nuk ka rëndësi reale pastërtia e funksionarëve të saj, por devotshëmria ndaj “kauzës”. Filtri për ta nuk është profesionalizmi dhe ndërshmëria, por shërbimi dhe besnikëria ndaj kupolës. Edi Rama nuk bën verifikime paraprake, madje as kur dalin në dritë fakte shqetësuese, sepse ka të tjera kritere rekrutimi nga ato që do duhej të ishin për një administratë publike normale. Organizata duhet të tregojë forcë edhe duke u mbështetur tek “të fortët”. E nëse këta kapen nga rrjeta e dekriminalizimit, përgjimet apo skandale të tjera, kryetari i organizatës zgjedh heshtjen ose Taulantin për të kaluar lumin.

E keni dëgjuar të flasë për Gjushin e Durrësit, të pastër si akullorja, pasi SHBA i hoqën të drejtën bashkë me familjen për të shkelur në këtë shtet, pas dyshimeve të forta për korrupsion të lartë? E mbani mend Edi Ramën dje kur deklaronte se nuk ka asgjë të flasësh në telefon apo të takohesh me banditë kur je politikan dhe Edi Ramën sot pasi Gjushin ia futën në listën e zezë të SHBA?

“Zëri i Amerikës”: Pse iu ndalua Vangjush Dakos hyrja në SHBA

E kështu gjithnjë, sa herë nga radhët e Rilindjes bien “dëshmorë” ata që kryetari i ka përzgjedhur e promovuar me dorën e tij. Ndërsa Taulanti del për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se ato duar janë të pastra dhe sa rasti i fundit ishte një aksident, se ai dhe kryetari nuk dinin gjë. Problemi i vetëm është se rasti tek Rilindja është shndërruar në fenomen dhe gjushët, roshët, valdrinët e plot të tjerë janë thjesht pasojat e një politike që nuk përfaqëson prej kohësh qytetarët, por vetëm interesat e kupolës. /©lapsi.al/

(VIDEO) Si flisnin Rama dhe Valdrin Pjetri para se të dilte dokumenti i arrestimit në Itali

 

28 Comments

    1. Une besoj qe ka vend gjithmone per enumeracionin e bemave te organizates keqberese “Rilindje”. Relativizimi i cdo te keqe me arsyetimin se ‘problemet serioze jane te tjera’, na ka katandisur ketu ku jemi.

  1. Ky km ka qen qe ne rinin e vet fundi i plerave dhe i maskarenjve te lagjes vet si ne vese, si ne veshje, ne ngrenje, ne te folme, ne sport, ne rini, ne shkoll, ne Franc lene pastaj kur palla u be min kulture hhaahh🙈🙈 po pas ministrit per gomarlleqet e tij u be kr bashkie💩💩💩hhhaaa🙈🙈per poshtersit dhe kulmin e injorances dhe llapazan llekut krye mashtrues u be dhe km hhhaaaa🙈🙈🙈🙈🙈🙈🙈🙈🙈🙈🙈🙈 per bemat e tjera komentoni ju qe e doni me hallate perjashta ate qe ju perfaqeson juve e jo Shqipetaret

    1. Po keshtu e duan shqiptaret me kare e bole jashte nuk e duan qe te punoj per ta😂🤣😂🤣😂🤣😂🤣😂🤣

  2. S Ben me zor……Edhe kete here qe komunistet e kishin ” llokum” Shkodren nuk po e gezojne dot.Shkodra e komunizmi Jane si zjarri me barutin.Nuk mund te rrijne bashke.Po me vika keq per katunarin Sh. Bruno Shllaku.

  3. dhjerjet e stlinit rama,ruqi,gjinushi,baba taku nuk ndahen nga muti edhe koken tu heqesh.atw nga muti i stalinit linden dhe shurra e milladinit por me mut frroku,roshi,ndoke,doshi e ky pjetri,apo ai pjerrin ndreu etj mbijetojn.at gjergj fishta ne varr po rrutullohet e po bertet se ku i gjen rama ter keta qelbe tek lloji i tyre.

  4. Mendoj se problemi i Pjetrit eshte ndryshe nga problemet e emrave te tjere te kapur nga dekriminalizimi. Pjetri ka gabuar ne moshen 20 vjecare kur mund te gaboje kushdo dhe nuk e ka deklaruar kete fakt duke menduar se eshte harruar. Ai sot, do te ndiqet penalisht per kete mosdeklarim. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte se pse ne pjesen me te madhe, te denuarit ne vende te ndryshme jane me origjine komuniste dhe ajo qe eshte me kryesorja se pse nje pjese te mire te ketyre personave rilindja i merr ne gjirin e saj duke iu dhene pote te rendesishme?

  5. Ka dy fraza ky artikull per “inteligjencen” e Elises dhe per “fjalen” e Taulantit, qe jane shume te goditura. I lumte atij qe e ka shkruar

  6. Tek keto qelbesirat e Nanos skandalet jane aq te shpeshta saqe kalojne tangent , nuk te del koha as ta diskutosh .
    Nje parti me 600-700.000 vota nuk gjen dot 140(deputet )+ 60(bashki) + 100 drejtori , pra gjithsej 300 persona me fedine penale te paster . Sa e turpshme .
    Nese doni te pastroni sadopak surratin tuaj te bere zhul nga krimi , droga , korrupsioni , dhe gjithçka tjeter e keqe qe ka kapluar kete vend , atehere krijoni nje qeveri kalimtare ku te vini te gjitha pikat mbi “i” dhe Çezari te marre ate qe i takon dhe populli te tijen .

    1. Ripjellje kriminelesh, hajdutesh, te korruptuarish dhe kurvash..rrofte lavatriçja e ripjedhjes😂🤣😂🤣😂🤣

  7. Shqiptaret nuk duhet te durojne e shtrijne qafen më. Çfare duhet te ndodhe me o ju pak ambasadore qe u bete perkrahes te kesaj klike. Ku jane Boshard Soreka Lu Vllahuta etj.
    Çdo dite nga nje faqe e zeze e rilindjes komunizmit

  8. Gjithe ajo Shkoder loce , gjithe ata shkodran te penes e kultures ,,,,, dhe rilindasit goditen mu ne 10-teshe te maskarallikut . Ky eshte zullum per rilindasit e te gjatit tone , kjo eshte pasoja e asaj kalaje krimi qe rilindasit ngriten . Ketij ja mori ferra uraten por nuk do beje burg .por edhe ky si Vis roshi do denohet me 10 dite pune ne komunitet , qesharake aq sa vete vetingu i rilindasve . Keta edhe mund te lajne duart por vetem nje gje eshte e sigurt , derisa keta te pafyryre(rilindasit dhe jo PS-ja) te udheheqin , kjo nuk ka per te qene e fundit . TURP

  9. @@@@ I paemer Shkullak,ke te drejte qe ben thirrje se une sa u cova nga haleja e Metes (nr.10),ishte nje mrekulli.Pse valle Meta ben thirrje per lufte ,pse valle ky Pjerini paska qene ne burg,pse???,Hajdutet gjithmone vishen me petkun e politikes per te mbrojtur vjedhjen.As qe diskutohet Shkullak qe ky karagjoz ka qene denuar,por nuk ka asnje ndryshim nga Meta apo Basha qe kane shpetuar pa u denuar.Gjithe kjo llamahi behet per te nbrojtur hajdute Meta,Berisha dhe Basha..ndersa ky Pjerini eshte loqe fare kur e di qe eshte denuar.Site thuash kur i dhjere mos e ngri koken se te hane te gjalle,por ama jo cdo e dhjere eshte e keqe.Pjerini ka qene me PD pastaj ma LSI pastaj me PS e pastaj me Shkullakun.

  10. @@@@ I paemer Shkullak,ke te drejte qe ben thirrje se une sa u cova nga haleja e Metes (nr.10),ishte nje mrekulli.Pse valle Meta ben thirrje per lufte ,pse valle ky Pjerini paska qene ne burg,pse???,Hajdutet gjithmone vishen me petkun e politikes per te mbrojtur vjedhjen.As qe diskutohet Shkullak qe ky karagjoz ka qene denuar,por nuk ka asnje ndryshim nga Meta apo Basha qe kane shpetuar pa u denuar.Gjithe kjo llamahi behet per te nbrojtur hajdute Meta,Berisha dhe Basha..ndersa ky Pjerini eshte loqe fare kur e di qe eshte denuar.Site thuash kur i dhjere mos e ngri koken se te hane te gjalle,por ama jo cdo e dhjere eshte e keqe.Pjerini ka qene me PD pastaj ma LSI pastaj me PS e pastaj me Shkullakun.

  11. Fakti eshte Rama eshte sjellur komplet korrekt dhe ne kohe per sa i takon kesaj historie. Ky eshte fakt dhe Shqiptaret jo-partizane e kuptojne fare mire. Te tjerat i merr ari – me fal ajri lol.

  12. LLAPASQERE LLAZORE FALLXORE KRYEMINISTER MASHTRUEA ORGJISTE KRIMINEL HAJDUT IMORAL,I DAL FARE KRYEMINISTER PO SI TE BESOJNE TE MERREN ME TY ,SHOKET,SHOQET KOLEGE. ISH EPRORET VARTESIT VELLAJ DJALI E KUSHDO QE TE NJE TI PER PUSHTET SE PER TE NJOHUR GREGORIN JO ME NJERI TJETER TI JE PER BURGIM TE PERJETESHEM DHE I IZOLUAR SEPSE VETEM INFEKSION SHPERNDAN NE SHOQERIN SHQIPTARE KOMBIN SHQIPTAR.

  13. Padroni i juaj Sali Berisha e ka pasur DREJTOR TE PASURISE SE KONFIKSUAR Valdrin Pjetrin por ju nuk thoni asgje per kete se ju nderpriten donacionet. Ai ( Saliu) ne vend qe ti konfiksonte atij pasurine e vene ne rruge te paligjshme e bene drejtor te kesaj pasurie. Pa u futur ne burg kryekrimineli Sali Berisha dhe djali i tij sy peshkaqeni nuk ka drejtesi ne Shqiperi.

      1. Ju PD-errat e keni pasur Valdin Pjetrin drejtor te pasurise se konfiksuar. Apo atehere nuk ka qene i lidhur me krimin ai? thotë:

        Te q… Kina c’permban pragu i shtepise ty me larte

  14. Ligji i dekriminalizimit u miratua e hyri në fuqi, vetëm kur u konstatua që Rama e kishte mbushur Kuvendin me deputetë me të kaluar kriminale e po kështu edhe kryetarët e bashkive nëpër rrethe.
    Ndonëse në pushtet , duke pasur në dorë të gjitha institucionet, Rama që dikur në opozitë akuzonte PD për korrupsion, i kishte të gjitha mundësitë që ti vërtetonte me fakte e dokumenta se cilët ishin “të korruptuarit” e PD.
    Nuk doli asnjë deputet apo kryetar bashkie i PD i korruptuar por të gjithë dolën vetëm të përzgjedhurit nga Rama.
    Do të ishte naive të pretendohej se nga partitë e djathta nuk ka pasur në administratë asnjë të korruptuar, por problemi është se cila parti i përzgjodhi këta të korruptuar për tu votuar si deputetë e kryetarë bashkie..
    Është fakt se edhe disa persona që kanë ardhur nga familje të persekutuara e që morën rrugën e shtrembër të pasurimit me trafiqe të ndyra, ndonëse në fillim ishin simpatizantë të PD, kur u bënë të pasur në rrugë korruptive, ju bashkuan ish persekutorëve të tyre, socialistëve.
    E pra pikërisht se tek partia e Ramës e ndjenin veten më komodë në veprimtarinë e tyre mafioze, prandaj dhe ju bashkuan asaj.
    Pamvarësisht ndonjë përjashtimi, realiteti i përgjithshëm është ky.
    Edhe në dy mandatet e mëparëshme të qeverisjes së PS (1997-2005), dihet se bandat kriminale ishin të lidhura me PS e jo me PD.
    Ndërkaq, në këto 6 vite të qeverisjes së Ramës, kjo dukuri u thellua shumë më tepër edhe se në qeverisjet socialiste të Nanos, Majkos apo Metës.

  15. Ju as e imagjinoni se cfar eshte dhe cfar poshtersish ka bere kjo prostitute politike e sektit te rilindjes.
    Mimi Kodheli, ,Eglantina Germenji,Mirela Kumbaro,Ulsi Manja, Persida Asllani, Gjon Radovani,Erjon Velia,dhe gjith sa jane
    publikuar deri me sot do t,i shihni prapa hekurave.Nuk eshte zbuluar asgja,tani fillon te sherbehet per te zbuluar realisht kete sekt maskarejsh e maskaresash.
    Faqet e panumerta on-line kriminale qe perdorin per kontrollin por edhe xhirimin e krimit dje e sot. Ne veprimtarin e tyre publike kane sabotuar Shqiperine dhe i kane sherbyer me devotshmeri sektit famekeq.
    Rrine larg mediave dhe e fshehin te verteten e tyre duke dale publikisht sikur mbrojne vlera por jane varremihesit e
    vlerave te verteta.Jane satelite qe e ndihmuan shume sektin me sherbimet e tyre kriminele.
    Do te shihni cdo dit gjera te reja .
    Shqipetare ju njoftoj se ka ardh dita e shpagimit per keta te heshtur helmues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu