• |
ide | kryesore

Trafikonte armë dhe tritol nga Serbia drejt Shqipërisë, kush është 51-vjeçari i arrestuar në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një 51-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Shqipëri, s ii përfshirë në një rrjet të gjerë të trafikut të armëve dhe të lëndëve eksplozive.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Y.A., i cili trafikonte armët nga Serbia në Kosovë, duke patur si destinacion final Shqipërinë.

Armët dhe municionet u gjetën të fshehura në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak, 1.6 kilogramë tritol TNT, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *