• |
ide | kryesore

Vendet më të fuqishme të botës “presion” Kosovës: Hiqni taksën 100%, jemi gati për të…

Lajme, Të fundit



Në Prishtinë, ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, u bënë thirrje Kosovës e Serbisë që të rifillojnë menjëherë bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të shmangin çdo veprim, që pengon marrëveshjen përfundimtare.

“Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse” – deklaruan ata.

Në një komunikatë të përbashkët të lëshuar të martën, thuhet se “ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”.

Në komunikatë theksohet se vendet e Quint-it “janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal. Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe thjesht nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurtë dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët”, thuhet në komunikatë duke nënvizuar se janë të gatshëm të ndihmojnë të dyja palët në çfarëdo mënyre.

Aktualisht procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë mbetet i pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

Mospezullimi i tarifave çoi edhe në përplasje te partitë politike të koalicionit qeverisës.

Aktualisht Kosova po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë.

Kryesia e Parlamentit të Kosovës ka vendosur që 22 gushti të jetë datë që pritet të shpërndahet parlamenti i Kosovës, që do t’i hap rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre./VOA

 



5 Comments

  1. Cfar po flasin keta nderkombtar burokrat e te pa afte tani ata jene te pabesueshem ne Shqiperi dhe Kosov ata duan qe te fusin ballkanin ne probleme te medha e te pa zgjidhshme se kujt i sherbejne do zbulohet dalngadal se kuj i sherbejne per destabilizimin qe i kan bere ballkanit me shperberjen e institucioneve ata e dine mere se cfar po kerkojne me orgjenc per mbivendosje institucinesh po nuk doja arine qellimit te tyre destabilizuz boll me me dallaverexhinje europjan boll ka vuajtur shqiperia me shekuj nga keta boll jan coptuar trojet shqiptare

  2. Po njohje te Kosoves nga shtetet anetare te BE a do te kete ?
    Me qe Serbia ” ta haroje integrimin ne BE pa njohur Kosoven” , a do to perjashtojne nga BE ato vende qe nuk e njohin ate ?
    Keto vende jane Spanja, Greqia,Rumania, Slovakia dhe nuk e di kush mut shteti i lesh BE-se se kalbur e pa pike dinjiteti.
    ,
    ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *