• |
ide | kryesore

(VIDEO) Autobusi në flakë tek Rruga e Kombit, trafiku i bllokuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasditen e djeshme, në rrugën e Kombit një autobus mori flakë duke nllokuar trafikun gjatë dhe duke rrezikuar jetën e pasagjerëe. Kompania sqaron situatën dhe shkakun e incidentit. Më poshtë keni dhe pamje nga ngjarja.

Njoftimi nga kompania:

Në orët e pasdites  te se henes në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera. Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara. Një autobus i linjës Kosovë – Shqipëri mesditën e se henes u përfshi nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, në Mirditë. Ai ka qenë i mbushur me pushues nga Kosova , të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Shqipëria drejt Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *