• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shpërthimi i skafit në Borsh, zbulohet pronari dhe shkaku i zjarrit

Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë informacione paraprake në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në plazhin e Borshit, ku një skaf u përfshi nga flakët duke shkaktuar panik tek pushuesit.

Mësohet se rreth orës 11:30 në Borsh të Himarës, përballë një lokali gati 200 m larg bregut të detit, ka marrë në flakë mjeti lundrues skaf plastik në pronësi të shtetasit me iniciale M.V.

Si pasojë e flakëve, fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar, por vetëm dëme të pjesshme të skafit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor vijon me veprimet e mëtejshme proceduriale për sqarimin e rrethanave.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *