• |
ide | kryesore

(VIDEO) Si flisnin Rama dhe Valdrin Pjetri para se të dilte dokumenti i arrestimit në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit

Sot Partia Demokratike publikoi dokumentet e arrestimit, dënimit për trafik droge dhe dëbimit të Valdrin Pjetrit në Firence. Por, pavarësisht denoncimeve nga opozita, vetë Pjetri dhe shefi i tij Rama hodhën poshtë këto akuza, siç mund ta shihni në videot më poshtë.

Pas akuzave të PD se është dënuar për trafik droge, kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Valdrin Pjetri reagoi dy ditë më parë duke publikuar dokumente të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë, ku del se është i padënuar.

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian. Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim. Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, tha ai.

KRONOLOGJIA SIPAS KARTELES SE DENIMIT QE PUBLIKOI SOT PD 

• Valdrin Pjetri i dënuar me burg në Itali për trafik droge.
• Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri i dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë.
• Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003.
• Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali.

©LAPSI.AL 

2 Comments

  1. Ia hoqen shansin Shkodres per t’u bere kryeqyteti i hashashit. J’u lumte o Shqupista! Mbajeni vete pergjegjesine per kete dem.
    P.S Pati nga ato qe u cuditen kur Voltana deklaronte se kishte frike nga helmimi, nderkohe qe ndodhej ne zyren e Valdrinit. Asgje per t’u cuditur, se Valdrini qenka ekspert me shkolle Italiane ne helmimin e njerezve.

  2. Certificata e casellario giudiziale qe paraqesin gjithnje keta rilindasit dhe qe i nxjerr te gjithe qelibar te paster, vlen vetem per 5 vitet e fundit! Edhe Roshi te njejten çertificate paraqiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu