• |
ide | kryesore

Analisti amerikan/E vërteta e memorialit të Erdoganit në Tiranë

Arkiva, Të fundit

Profesori i Kolumbias David Phillips mendon se memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nuk kishte vend në Tiranë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai e sheh ngritjen e memorialit në vazhdën e afërsisë së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Recep Tayyp Erdogan. “Viktima e vërtetë e të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi, është populli turk. 100 mijë vetë u hoqën nga puna, 50 mijë janë vendosur në ndalim administrativ, 151 gazetarë janë arrestuar – Turqia ka më shumë gazetarë në burgje sesa çdo vend tjetër – dhe ka disa pikëpyetje të vërteta lidhur me faktin nëse kishte vërtet një grusht shteti. Disa thonë se ishte një grusht shteti i kontrolluar, që e menaxhoi (presidenti) Erdogan dhe që u përdor për të justifikuar shtypjen kundër shoqërisë, duke e kthyer Turqinë në një gulag gjigant. Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent”, shprehet analisti dhe profesori amerikan.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Bijtë bastardë të erdoganizmit

Ai shton se, kryeministri Rama duket si qenush i bindur i Erdoganit.

“Duket se Bashkia nuk ka informacion. Ministria e Jashtme nuk do që të flasë lidhur me këtë. Duket që kjo të ketë qenë një marrëveshje direkte mes Erdoganit dhe Edi Ramës. Në fotografitë mes Erdoganit dhe Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë duket si një qenush i bindur para Erdoganit. Në radhë të parë pse ishte aty? A ishte për t’i shërbyer popullit? Kush pagoi për memorialin? Të gjitha këto investime që po bën Turqia në ekonominë shqiptare, a janë transparente? Ku shkojnë paratë? A janë marrë dhe korruptuar nga zyrtarët? I gjithë ky incident për memorialin ngre shumë pyetje për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Turqinë. Duhet të ketë shumë më tepër informacione publike dhe diskutime për atë marrëdhënie, në mënyrë që Shqipëria të mbrojë sovranitetin e vet dhe të mos manipulohet nga Turqia për qëllime të marrëdhënieve publike dhe propagandë”, deklaron Phillips.

“Do të doja të shihja që Shqiëria adhe SHBA të punojnë më ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe që Shqipëria të bëhet një kandidate e denjë e anëtarësimit në BE. Aty qëndron e ardhmja e Shqipërisë. Dhe Shtetet e Bashkuara, çdo gjë që mund të bëjë për ta inkurajuar këtë proces, duhet ta bëjë. Ambasadorja e re amerikane do të shkojë së shpejti në Tiranë dhe ajo dhe qeveria amerikane janë të angazhuara ndaj demokracisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimit më të ngushtë. Tani është koha për veprime, jo për fjalë. Këto veprime duhet të jenë hapa konkrete që qeveria merr për t’u integruar në institucionet Euro-Atlantike dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. E ardhmja e saj nuk është në Azi me Turqinë. Është në perëndim dhe duhet të bëjmë gjithçka për të inkurajuar një gjë të tillë”, shton Phillips në intervistën e tij.

Intervista për VOA-n:

4 Comments

  1. Lapsi mos u beni budallenj. USA organizoi grushtin e shtetit, ky Cifuti thote e boni vete Erdogani, apo Ertugruli,nuk ishte shume e qarte. Vendin e paskemi ne BE, po me mafiet dhe orgnizatat kriminale te BE patjerer. Edhe me komunistet e naziste e BE meqe jemi edhe nje parti-shtet. Mos u servilosni njerezve se nuk denojne zgjedhje moniste, falsifikime te Delaware state department, apo miliarda Euro PPP. Turqia na e paska fajin 107 vjet pas ngritjes se famurit? Apo Shba qe mbeshtet tiranine ne kembim te Naftes. Bullshit!

  2. Sipas zoterise e paska bo enveri me koken e vet, PAL vata(bashkia) nuk dika gjo.
    Opozita thote pranova ftesen per inagurimin .
    Sa per investimet turke ne Shqiperi eshte ndertua ndonje xhami
    Investimet shkuan ne serbi
    E mani ben Min e jashtem serb kur kercente si cingije per erdoganin.
    Ju nderkombetaret do Bonit Stan me lepura demokraci me komuniste ne krye.

  3. Eshte deformuar e verteta jone !
    Ti dalim zot vendit ,te dalim nga guacka jone ,te harrojme profesionet tona ,komoditetin tone,te behemi bashke , cdo vlere ne nje unitet vlerash e te kerkojme te zhbejme pa kompromis gjithcka u be-zhbe tash 80 vjet.
    Kush ka kapacitetin te kuptoje te gjitha menyrat e veprimit te kucedres rilindje e te merimanges soros-Be-ShBA, Mafia-Erdoganizmit servil e vrases, neonazimit infektues, komunizmit oktapod e ekstremizmit
    perbindesh le te ngrihet prej baltes e te udhetoje drejt nje vendi te vetem : Te gjitha rruget te cojne vetem ne nje pike,ne nje vend ne nje kolltuk:Kryeministria.
    Tradhetia kombtare perfundon me te.
    Shqiptar mos rri meduku vepro sundo me dinjitetin qe Zoti ta dha e askush tjeter!
    .. ………. ….. …….. ….. ……! ……..! ….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu