• |
ide | kryesore

Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

1, Ide



Sapo u bënë publike dokumentat e arrestimit të Valdrin Pjetrit, Edi Rama përzgjodhi mënyrën që tashmë është bërë bajate, atë të justifikimit. 

Në morinë e statuseve që botoi me këtë rast, më sinjifikativi ishte ai kur bënte të paditurin për të shkuarën problematike të atij që i la në dorë jo vetëm bashkinë e Shkodrës, por, tani së fundi edhe PS në lokale. 

Ai nxitoi të mbrohej duke thënë se kishte zgjedhur një profesionist të zotin dhe të edukuar, pinjoll të një familjeje të respektuar, për të cilin, as që i shkonte ndërmend se mund të kishte guxuar të fshihte të shkuarën e vet, duke shkelur ligjin.

Në thelb, reagimi i pritshëm i kryeministrit, i ngjan atij që bëri pasi dolën përgjimet për Saimir Tahirin. Të gjithë e kujtojnë se si shkoi deri në aludimin për një bashkëpuntor që mund të rezultonte një “vemje e padenjë për racën njerëzore”, ndryshe nga ministri më i suksesshëm që pati njohur ai. Të tërë i mbajnë mend përbetimet hokarare se brenda xhuxhmaxhuxhmërisë të Ervis Roshit, nuk mbulohej asnjë e fshehtë e madhe që ta penalizonte dekriminalizimi.

Askush nuk mund t’i harrojë alibitë për përgjimet e Gjushit që s’kish bërë asgjë më tepër sesa një sallatë fjalësh.

Në të gjitha rastet kur Edi Rama është ndeshur me provat e pakundërshtueshme të lidhjes me krimin, të atyre që ka ngjitur në skalionet drejtuese të Rilindjes, ai ka luajtur rolin e të paditurit. Kështu ka bërë me Ndokën, Prengën dhe me mbi përmbi 20 të zgjedhurit që ia nxorri jashtë ligji i dekriminalizimit.

Por, pavarësisht se e shkuara që të ndihmon të lexosh të tashmen, të bën të besosh se ai gënjen edhe në rastin e Valdrin Pjetrit,  ka mundësi që, këtë herë, ai vërtet të mos e ketë ditur të shkuarën e të përzgjedhurit për Shkodrën. 

Nëse do të tentonim të bënim avokatin e djallit, do të gjenim më shumë se një arsye se përse Rama vërtet nuk ka pasur dijeni për ngjarjen e dy dekadave më parë në Firence, kur Pjetri në moshë fare të re, është arrestuar për çështje droge.

Nëse do e dinte ekzistencën e atyre letrave, që sot i djegin duart, ai kishte mundësi mos e kandidonte Valdrinin. Në votimet moniste ku rezultati ishte i sigurtë, ai në Shkodër mund të emëronte kë të donte. Aq më pak i obliguar qe, që.pas 30 qershorit, të bënte largimin mediatikisht të bujshëm të Ditmir Bushatit, për ta zëvendësuar me dikë që do t’i plaste në duar si një eksploziv me prapaveprim. 

Por, edhe nëse e besojmë alibinë e stërpërdorur të Ramës, pra përbetimin se ai nuk ka qenë në djeni, në vend që ta lehtësojë, ajo është një gjë që e rëndon pozitën e kryeministrit. Sepse, në këtë rast, kjo do të qe prova e kriminalizimit përfundimtar të PS, dëshmia se kjo organizatë ka humbur çdo filtër skarcimi ndaj banditëve, sa ata tani depërtojnë në rangjet më të larta edhe nëse shefi nuk ua ka parë letrat. Ajo tregon se partneriteti me botën e nëntokës ka përparuar deri në atë shkallë, sa socialistët kanë humbur çdo lloj vetoje dhe kontrolli për këdo që u vendosin mbi krye.

Dhe megjithëse zgjedhjet i kishte të fituara, Ramës, ortakëria me krimin i duhej edhe në 30 qershor. Të mos harrojmë se përpara kësaj date, opozita kërcënoi me shkatërrim të procesit dhe me veprime të dhunshme. Nëse Bashës dhe Kryemadhit ndërkombëtarët nuk do t’u kishin nxjerrë para syve letrat, për të cilat kanë djeni vetëm ata, ky skenar mund të kishte ndodhur. 

Dhe ndaj kësaj përplasjeje Rama mori masat. Ai për Shkodrën bëri pakt me banditët që do t’i ruanin kutitë dhe që i siguruan mbajtjen e mitingut në Shkodër. Ai kishte aleat të njëjtët njerëz që i servirën Pjetrin. Në këtë kontekst, ai nuk kishte se pse të qe i informuar për letrat e atij që partnerët okultë do ia vendosnin për kandidat, sepse ai u pati dhënë atyre çekun e bardhë, për të pasur njeriun e tyre. 

Pra në këtë histori, Edi Rama nuk është përgjegjës për faktin se ka parë apo nuk ka parë skedën e dekriminalizimit të Valdrin Pjetrit, por ai është fajtor se u ka lënë fushë të lirë atyre që nuk mund të zgjedhin një profil të ndryshëm nga ai që zgjodhën.

Prandaj, rasti i kryebashkiakut të pakurorëzuar të Shkodrës, nuk është një histori personale, që mund të trajtohet në formën e një quiz: e dinte apo s’e dinte kryeministri. Ai përbën një rastësi fatkeqe që vërteton të tërën. Ai është në vazhdën e mbi 20 rasteve të tjera të katapultimit të subjekteve të dekriminalizimit në politikë. Prandaj shfajësimi i fundit i Ramës nuk ka asnjë vlerë, sepse edhe nëse nuk dinte historinë e Pjetrit, rininë e trazuar të tij, atë episod që e ka shenjuar për gjithë jetën, ai njeh mirë ata që ia kanë servirur. 

Ai sot nuk akuzohet për fatin e Valdrinit, por se e ka përmbytur PS-në me të ngjashmit e tij.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Nese Rama nuk do ta kishte mbushur partine me kriminele, nuk do ishte i nevojshem as ligji drakonian i dekriminalizimit.
    Ai ligj u be pikerisht pse keta jane kriminele dhe jo thjeshte ish-kriminele, por duke qene se prokurorine ketu e kontrollon Rama, nuk kishte mundesi asnje shans per t’i ndeshkuar pervecse per krimet e vjetra, per te cilat kane paguar njehere dhe nuk ka pse te mbeten peng gjithe jeten. Keshtu qe Rama edhe nese nuk i di ne detaje krimet e vjetra te tyre, di krimet e reja, nje pjese te kryera me mbikqyrjen e tij. Keta nuk jane ne qarkullim per shkak te krimeve te vjetra, por atyre te reja, keshtu qe Rama ka alibi aq sa ka bashkepunetori ne krim, ose me keq organizatori i krimit. Valdrini ishte i vlefshem per t’i dhene dore te lire hashashit dhe per kete arsye u zgjodh. Ky ishte projekti kryesor per Shkodren dhe Valdrini e ben me mire se cdokush sepse eshte vete trafikant.

  2. Analize perfekte. Ambasadore te paguar cfare ju mbetet te thoni apo eshte ceshtje e brendeshme e Shqiperise. Ngaterroheni ne cfare lloj komentesh por tani heshtni sepse shqipetaret jane te bindur qe jeni paguar edhe ju nga drogat e hashashi keshtu mendojne shqipetaret, beni nje sondazh dhe do merrni pergjigjen.

  3. Te shikohet dora e grupacionit dhe njerezve te DB (keshtu i drejtohej vetes ne posten elektronike, debili) ne ambasaden dhe ne konsullaten e Milanos. Ky Pjeter Mustakuqi, i zuri dhe vendin e kordinatorit per qarkun, duke e lene pa gje DB.

  4. Bushat te lexoj me kujdes te degjoj me vemendje ne studjet tv per te sensibiluar popullin por lodhesh kot popull dele

  5. Ne nje vend kaq te vogel siç eshte Shqiperia , ne qytete kaq te vogla (perjashto Tiranen) ku secili prej nesh dine edhe ngjyren e brekeve te gjithesecilit (ne kuptimin e mire te fjales) a mund te ekzistoje fshehtesia ? Aq me teper , qe sot z.Rama ka SHISH-in , SHIU-n , ka policine , ka gjithçka te veten dhe nuk e dinte se me ç’eshte marre ky mavri me boje mavi ? Mos ji kaq naiv z.Bushati . Ai i gjati ine e ka ditur historine eketij Pjetrit , ashtu siç ka ditur shume mire historine e Roshit , e Bushit e shume e shume te tjereve . Ai ka ditur gjithçka sepse motoja e tij ne 2013 ishte : qelbesira , ku jeni e ku sjeni , mblidhuni tek rilindja . I gjati ine , moton e 2013 po e perforecon nga viti ne vit dhe nuk ka per te heq dore veçse me force . Eshte zhytur shume ne pisllik dhe largimi i qelbesirave eshte automatikisht fundi i tij i trisht , i gjati ine kete e dine shume mire dhe prandaj nuk heq dore .

  6. Ketij lloj parameci te evoluar, edhe Linden po te kandidoje dikur, do t’i dale si shoket e Partise…..

  7. Kur themi krimi, nënkuptojmë Ramën dhe “rilindjen”. Dhe e kundërta. Tufë e zgjebosur, që shërohet pas vdekjes së kësaj lukunie. Erdhët në pushtet si mallkim për kombin tonë. O qenushë të Erdoganit! Shqipërisë faqen ia keni nxirë. U velët në pasuri , s’u ngopët me pushtet. Rilindja si kolateral i krimit. Kështu ndodh , kur paraja dhe pushteti vlerësohen më shumë se liria, se drejtësia, nderi apo morali bashkë me atdheun. Sidoqoftë, ky duhet të jetë fundi i turpshëm i kësaj çmendurie rilindase- sorosiane dhe Vuçiço – Erdogane.

  8. Me sa thone, V. Pjetri nuk eshte familje shkodrane, por nga zonat ndermjet Pukes dhe Shkodres. Jo se kjo ka ndonje rendesi te vecante, por thjesht sepse Bushati e quan pinjoll te nje familjeje te nderuar shkodrane si dhe per t’iu kujtuar shkrojtesve me pageae se edhe ky zoteria qe kandiduan shefat e tyre ne Shkoder eahte “shpellar” dhe jo qytetar si Taulant Balla per shembull. Sa per te jatin, thuhet se ne nje nga plenumet ose mbledhjet e PPSH te vitit ’90, Ramiz Alia paskesh thene:”Ke te dergojme jashte shtetit qe te flase ndonje gjuhe te huaj, Luigj Pjetrin?” Desha te theksoj me kete qe nuk ka ndonje prejardhje intelektuale dhe per t’u patur zili. Sa per denimin ne Itali, eshte nje veper penale e kryer ne moshe te re dhe e paperseritur, te pakten nuk eshte kapur ndonjehere tjeter dhe, nqs nuk ka vazhduar te merret me ate “pune”, per mendimin tim eshte i rehabilituar. Faji i tij qendron ne faktin se megjithese kiahte rekorde te tilla qe ligji shqiptar nuk i lejon per persona te zgjedhur, i shijoi kaq ahume puahteti, saqe genjeu duke rrezikuar nje denim penal deri ne kater vjet burg. Ketu duhet pare nese Rama do e mbroj si Roshin e Kavajes, apo do e shese duke i lwne dore te lire prokurorose dhe gjykates. Natyrisht kjo mvaret edhe nga informacionet qe Pjetri ka per Ramen dhe ministrat e tjere. Sot ka patur akuza per funksione te larta shteterorw ne kohen e PD. Ne fakt Pjetri ka qene specialist ne AAPSK, institucion qe eahte krijuar nw baze te ligjit 10191 dhe qe merret me administrimin e pasurive oae te lekeve te sekuestruara per te cilat Gjykata ka dyshim se kane prejardhje mafioze, nga droga (!?) apo nga terrorizmi dhe administrimi i tyre vazhdon edhe ne rastin kur ato konfiskohen me vendim gjyqesor dhe kalojne ne pronesi te shtetit. Ne fakt, detyra te larta shteterore ka patur nw MM dhe me vone si Drejtor i Pergjithahem i Hipotekave, Drejtor i Hipotekes Tirane dhe Prefekt i Shkodres. Mungesa e dinjitetit personal te Pjetrit dhe etja e tij per karrike, u pane qarte pas 30 qershorit. Megjithese me 30 qershor, ai mori me pak se gjysmen e votave te kandidates humbese te para kater vjeteve ne Shkoder, znj. Keti Bazhdari, filloi te fliste me fodullek per ndryshimim e madh qe ai do sillte ne Shkoder.

    1. Je shume i sakte . Por edhe pse gabmi eshte bere ne moshe te re dhe nuk eshte perseritur ky drejtues nuk duhet te ishte . Ky gabimin nuk e ka perseritur por si i justifikon ky gjithe kete shume parash qe ka ?
      Po te shikosh ne ora 11.15 te darkes nje stacioni i digitalb jep filmin e eskobarit . Eshte e habiteshme koiçidencat e perpikta me jeten ketu vetem se atje ne radhet e shtetit , policise dhe ushtrise kishte edhe njerez te ndershem . Ne nje fare pike eskobari krijon burgun e tij , sakrifikon edhe nje pjese te pasurise se tij , dhe disa pika te perpunimit te kokaines me motivin qe mbas kesaj do ti gezoj i qete te gjitha pasurite e tjera . Krimi si qellim kryesor ka arritjen e berjes se parave ne menyre te shpejte dhe te lehte . Nese vertete done ta sulmosh athere godite tek paraja dhe do shikosh se do japi efekt te menjehershem . Ndersa ketu , denohesh me 16 ore pune ne komunitet (si vin roshi) a thua se ju thye pjata pa dashje . Zoteri i paemer , shteti nuk ka vullnet te sulmoje krimin , nuk ka vullnet te sulmoje maskarenjte , nuk ka vullnet te sulmoje injorantet , nuk ka vullnet te sulmoje te keqen sepse Shteti eshte vete krimi , vete injoranti eshte vete e keqja me e madhe qe ka kapluar kete vend . Tung

    2. ore ket e kap rama per veshi i ka thon do bohesh kryetar bashkie. keto nuk ishin zgjedhje ,

      Rama kishte nje objektiv vetem te shkaterronte pushtetin lokal
      Qellimi eshte ta coje vendin ne paligjshmeri totale: parlament ilegjitim, bashki ilegjitime gjykata jo,

      PRA SKA SHTET

      Ka vetem kryeminister, oligarke , DROGE & KRIMINELE!!!!

      Me siguri fajin e ka Basha dhe PD

  9. Mbas ketij skandali, presim te dalin 1 e nga 1 te njejtet ambasador te korruptuar, duke na thene se kjo eshte nje tjeter çeshtje e mbrendshme qe u takon shqiptarve ta zgjidhin!! Ne vazhdim do thirret ne çdo studio televizive i pjerdhuri Tak Ngjela qe ka ndryshuar me shume parti se kurvat karin, duke na gajasur me formimin e SPAKU-t dhe Gjykates Kushtetuese qe do bejne namin!!! Robt rilindaxhinjve..

  10. E cuditshme duket qe shqupsat dhe analist gjenerik pompistat qe ju sherbejne bejne sikur harrojne periudhen 2010 –2013 qe zoteria paska qene drejtues i agjensise qe administronte pasurite e sekuestruara te mafies .Pra ne kohen e qeverise se shqupit ky luftonte mafian ,ndersa sot papritmas per shqupsat u kthye ne personazh jo te pershtatshem ???!!! Respekt per avokat Ngjelen qe thote se vetem BKH dhe SPAK (amerika) do cmontojne korrupsionin 30 vjecar te instaluar ne Shqiperi .

  11. Nje sugjerim te gjithe sharesve me online me pagese, zgjidhni nga nje emer kur riperserisni gjithandej te njejtat fraza boshe.. Btw, sa e keni rrogen te gjithe ju paguheni per kete pune? Na e shuani kete kuriozitet ??

  12. Desha t’i kthej pergjigje te paemrit te ores 11:02 te dt. 15 gusht. Ke shume te drejte ne ato qe thua, por perderisa nuk eshte zene me “presh ne duar” atehere do i permbahemi parimit te pafajsise deri sa te kete nje vendim gjykate te formes se prere. Megjithate, nese Pjetri merret ne hetim bazuar ne ligjin 10 191, do i duhet atij te provoje se pasuria e tij nuk vjen nga “punet e pista”. Ndersa te paemrin e ores 17:19 e sqaroj se Pjetri ka qene specialist tek AAPSK dhe jo drejtues. Drejtues ka qene Besnik Cobaj ne ate kohe me sa mbaj mend. Vete z. Pjetri nuk krenohet me ate detyre qe ka patur, por me funnksionet qe ka mbuluar ne MM dhe me MD ku ka qene Drejtor i Pergjithshem i ZVRPP dhe me vone Drejtor i ZVRPP Tirane. Keto jane funksione te larta shteterore. Gjithashtu do shtoja se njelloj sic i quan ata te PD shqupiste, njelloj mund te te thone edhe ty komitetetzekutivs, sepse aty ku sot eshte selia e PS, me sa di ka qene komiteti ekzekutiv i Tiranes.

  13. z. bushati, kur thoni qe qeveria duhet te largohet me mjete te ndryshme nga vota ose protesta paqesore, duke aluduar per perdorimin e dhunes e te armeve, tregoni vetem qe e keni ose e ndjeni te vogel! Ska gje, imagjinoje veten sikur e ke te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *