• |
ide | kryesore

Haradinaj flet hapur: Ja me kë do bëjë koalicion AAK

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh parazgjedhor. Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimi me LDK-në, LVV-në dhe PDK-në, ndërsa pohoi se ishte pro koalicionit me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR. 

Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nderë t’i shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTV21.

I pyetur nëse do t’i kërkonte partia e Fatmir Limajt postin e kryeministrit për futje në zgjedhje, ai ka thënë se AAK akoma nuk ka pranuar një propozim të tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *