• |
ide | kryesore

I arrestuar për drogë në Itali, shihni hotelin luksoz të Valdrin Pjetrit në Tiranë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Valdrin Pjetri, fitues i votimeve mono-partiake për Bashkinë e Shkodrës, i cili mund të humbasë mandatin pa e marrë ende detyrën për shkak të problemeve kriminale në të shkuarën, në Itali, rezulton të jetë bashkëpronar i një hoteli luksoz në Tiranë.

“Privilege hotel &spa” është një prej godinave të reja të shërbimit në zonën e Mjull-Bathores, në Farkë. Zona ku është ndërtuar hoteli është ndër më të preferuarat gjatë viteve të fundit në Tiranë dhe është populluar nga pasanikët e rinj të kryeqytetit.

Hoteli “Privilege” ka përfunduar ndërtimin në vitin 2017 dhe kjo dëshmohet nga fakti që kompania “Trigen Investment” e ka shënuar si adresë kryesore të aktivitetit të saj zonën e Farkës.

Dokumentat e siguruara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit tregojnë se “Trigen Investment” ka tre ortakë; Valdrin Pjetrin, vëllain e tij Dritan Pjetri, si edhe shtetasin Angjelin Gjergji, me nga 33% të aksioneve secili.

 

 

Në momentin e krijimit, kompania “Trigen” ka pasur këtë shpërndarje aksionesh: Dritan Pjetri 40%, Angjelin Gjergji, 40% dhe Valdrin Pjetri 20%. Por, nëpërmjet një marrëveshje për shitje kuotash, në Tetor 2018, Valdrini blen aksione në vlerë 3.9 milionë lekë të reja nga dy ortakët e tjerë, duke u barazuar në përqindje me ta.

Kompania është krijuar në muajin Maj 2015 dhe ka si aktivitet të saj Hoteleri Turizem, Restorant, bar, shitje me shumice e ushqimeve me origjine shtazore (për njerëz). Import -eksport tregeti me shumice e me pakice, perpunim i mallrave te ndryshme, industriale, ushqimore, elektroshtepiake konsumi, etj.

 

 

Fillimisht, kompania “Trigen Investment” ka pasur selinë e saj në rr. e Elbasanit, shumë pranë Ambasadës Amerikane. Por, në vitin 2017, shoqëria ka ndryshuar adresë, duke shënuar “Mjull-Bathore/Farkë, pikërisht aty ku gjendet hotel “Privilege”.

Hoteli gjendet lehtësisht në “booking”, ku shoqërohet me foto të shumta promocionale. Në një vështrim të shpejtë të fotove, duket se investimi i vëllezërve Pjetri dhe Angjelin Gjergjit është i konsiderueshëm./ Boldnews.al

 

 

 

 



7 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *