• |
ide | kryesore

Ka ende shpresë rreth Miley dhe Liam, çifti mund të mos divorcohet

Paparazzi, Slider



Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth na ka trishtuar shumë këto kohë, por më sa dëgjuam ka një shpresë për martesën e tyre.

Pasi Liam shkroi në Instagram një status ku i uronte Miley-t “shëndet dhe lumturi”, disa burime anonime pohojnë se e ardhmja e tyre nuk është aq e zymtë sa të gjithë menduam në fillim.

“Ata po bëjnë një pushim tani sepse u duhej. Ishte një situatë e keqe me shumë mosmarrëveshje”, thotë burimi i cili, po, tingëllon keq … por prisni pjesën më të mirë.

Burimi shton se “ata të dy ranë dakord se është më mirë të kalojnë pak kohë të ndarë, por kjo nuk do të thotë që marrëdhënia e tyre ka përfunduar plotësisht …. Ka absolutisht shpresë se ata do të kthehen përsëri bashkë”.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë kaluar çështje të ngjashme në të kaluarën dhe i kanë hedhur pas problemet.

Sipas “People”, mos prisni që ata të nënshkruajnë ndonjë divorc tani shpejt!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *