• |
ide | kryesore

U vetëdorëzua dje, Gjykata merr vendimin për zyrtarin socialist

Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për nëndrejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Arben Isaku, i cili akuzohej për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe të shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se njëjta masë është dhënë edhe për dy të arrestuarit e tjerë, specialistin dhe ekonomistin e po të njëjtit institucion, respektivisht F. Rexho. dhe shtetasi me iniciale R.K.

Isaku, i cili mban dhe detyrën politike si sekretar organizativ i Partisë Socialiste, është vetëdorëzuar dje në Polici disa ditë pasi u shpall në kërkim.

Numri 2 i PS-së në Durrës është mbajtur për disa muaj në përgjim, nga ku ka rezultuar se në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI-t, ka legalizuar me tituj pronësie dy persona, të cilët kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Bëhet fjalë për dy truaj në zonën e plazhit në Durrës, përkatësisht 123 metra katrorë dhe 500 metra katrorë, që janë përfituar nga dy të rinj, një nga Durrësi dhe tjetri nga Berati, në dëm të pronarit të vërtetë të tokës.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *