• |
ide | kryesore

Pas refuzimit të rolit si Samantha, Kim Cattrall bullizohet nga fansat

Paparazzi, Slider

Kim Cattrall refuzoi të rikthehet në rolin e Samantha Jones dhe vendosi mos të marrë pjesë në kapitullin e mundshëm të tretë të filmit “Sex and the City”.

Ndër vite ka pasur debate dhe akuza në distancë me Sarah Jessica Parker dhe tani Cattrall rrëfeu për “The Guardian” se ka qenë viktimë e presioneve.

“Nuk e kuptoja, shumë thjesht mund të më zëvendësonin me një tjetër aktore, sesa të humbnin kohë dhe të më bënin objekt bullizmi”.

“E interpretova Samantha Jones sepse e adhuroja “Sex and the City”. Për mua ishte si një bekim. Por, pas filmit të dytë nuk doja ta bëja më”.

“Nuk do të aktroj më kurrë në “Sex and the City”. Në jetë mëson leksione dhe ajo që mësova unë është se dua të punoj me persona pozitivë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu