• |
ide | kryesore

PD i kërkon Prokurorisë informacion për Pjetrin: Çdo vonesë është rreshtim në anën e krimit

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme të dhënat e dokumenteve të publikuara një ditë më parë që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin nga Italia të Valdrin Pjetrim, kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës.

Në një letër të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, theksohet se 13 ditë pas kërkesës së kësaj force politiike për verifikimin e pastërtisë së figurës së Pjetrit bazuar në ligjin e dekriminalizimit, nga organi i akuzës nuk ka patur një reagim institucional të shpejtë.

Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit.”- shkruhet në komunikimin e Bardhit me Prokurorinë, që vë në dispozicion informacionin që posedon për Pjetrin. “Sipas këtyre të dhënave rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale ‘shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope’, të kryer në bashkëpunim.”- shton Bardhi.

Për shkak të vonesës gati dyjavore të një reagimi nga ana e organit të akuzës, PD kërkon informocione mbi procedurat e verifikimit që ka nisur dhe rezultatet e deritanishme të këtij procesi. “Çdo vonesë e pajustifikuar për rezultatin e këtij verifikimi është rreshtim në anën e krimit të organizuar dhe promovimit të tij në funksione të larta publike.”- nënvizohet në letër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *