• |
ide | kryesore

PD i përgjigjet Topallit: Asnjë fjalë për Valdrinin se e ke promovuar për hatër të babait, edhe pse…

Lajme, Të fundit



Pa kaluar më shumë se një orë nga deklarata e ish-kryeparlmentares, Jozefina Topalli, e cila akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, se po mban në pushtet kryeministrin Edi Rama, ka ardhur reagimi nga dega e demokratëve në Shkodër.

Referuar deklaratës të mbajtur më herët nga Basha, në lidhje me reagimin e djeshëm të kreut të qeverisë, i cili u shpreh për çështjen në fjalë se “përgjegjësia për çdo akt është individuale”, Topalli shkruan adresuar kryedemokratit se “Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve”.

Ndërkaq, në letrën e degës lokale të PD-së, shprehet habia që ish-deputetja nuk kushtoi asnjë fjalë për kryebashkiakun e zgjedhur, pasi “me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demokratike”.

REAGIMI I PLOTË

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

 

 

 

 

 



12 Comments

  1. Genjehet e shkreta xhozi si shoku fatos sa here afron gara per president , edhe shoqja xhozi pse tha rama qe presidente mund te jete edhe femer edhe nga opozita menjehere u hodhe delikatja jozefin per ta ndihmu edramen. Kujdes xhozi se e ke honger njeher lugen mos e ha persedyti.

  2. Jozefin ta marrsha ke qen ne majat ma te larta dhe nuk ke ba anji gja, per asnji lloj shtrese e tash don me utall me ne a

    1. More zotni Huni Mos I ja kjaj hallin se hujte e cuan e hujte hoqen dhe e shkreta prej hunit po’ shendoshet

  3. Sa shume e don dhe i sherben dhe sa shume te don ty dhe sherbimin tend Edver Rama. Sa te dobet i ke keshilltaret dhe keshillat e tyre, duke menduar se ju nuk mund te gaboni kaq shume duke u kthyer ne antidemokrate.

  4. Kjo rrespie politike qe sa here partia demokratike merre veten kjo rrespi e godet qe me voten e demokrateve ka qendruar 16- vite ne pushtet 8-vite kryetare dhe 8-vite nenkryetare parlamenti dhe e COJ SHKODREN NE 4-DEPUTET DUKE E GRYER DHE MJELUR PD, NE MENYRE TE PA DREJT DHE LA PD,SHKODER NE DITET ME TE VESHTIRA TANI I FUT FIKEN PAS SHPINE SHKODRES PD,BASHES DHE GJITHE DEMOKRATEVE SHQIPTAR PSE RRESPI POLITIKE PER CFAR E BENE TI KISHE PUNE DHE ME 5-HEROJT E VIGUT SI I KISHINE EMRAT,MBIEMRAT ATA PSE I LUFTOVE CFAR ESHTE NE MES RRESPI POLITIKE……………………….PER KE PUNON …………..

  5. Ato llafet qe dalin nga fshati s’jane kot.
    Kjo dizajnon bukur .
    E Ka tregu me vepra sidomos me keto statuset.

  6. Kur flet Topi,Topalli,Patosi etj.Me shume e vertetojn se Pse nuk duhet te ishin me deputete e ne poste drejtuese te PD

  7. Don patjeter post kjo grua mashtruese se u msu me pushtet
    komandonte simas qejfit te vet
    tuj lujt karten e antikomunizmit , dizenjatorja hengri , piu mori, xhvati si ulkonje e vertete
    , poshtersite e kesaj nuk i lan as uji lumit vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *