• |
ide | kryesore

Qeveria nuk ka më para? Denoncimi i ish-deputetes: Sistemi i Thesarit nuk funksionon prej 10 ditësh

Lajme, Të fundit



Sistemi në formën “online” i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh, duke pamundësuar informimin mbi tenderat, vendimet e qeverisë që botohen në fletoren zyrtare, dekretet e presidentit dhe ligjet e miratura në Kuvend.

Kjo bëhet e ditur për publikun e gjerë nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila në një postim në llogarinë e saj personale në “Facebook” ngre pyetjen se “ Çfarë po ndodh me sistemin e Thesarit?”

Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë! Faktikisht, nuk ka më asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare!

Por fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!”- shkruan Tabaku.

 

 

Më tej, ish-deputetja shkruan se pavarësisht arsyes së mosfunksionimit të sistemit të thesarit, duhet theksuar terri i plotë informativ mbi veprimet e ekzekutivit. “Tanimë nuk bëhet fjalë për thyerjen e standarteve të vendosura nga qeveria demokratike. Bëhet fjalë për fshehjen e një krimi që është po aq i rëndë sa vetë krimi. Në pritje të Ministrisë për të reaguar duhet të kuptojmë që spektakli i ofruar në televizor me inspektimet tatimore është gënjeshtra që mbulon malin e madh të korrupsionit!”- përfundon Tabaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *