• |
ide | kryesore

Raporti për Shëndetësinë në Shqipëri, reagon OBSH: A po shkojmë në drejtimin e duhur?

Lajme, Të fundit



Pas një shkrimi të publikuar ditën e sotme në media në lidhje me problemet e konstatuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri, ka reaguar Dr. Raul Gonzalez, përfaqësues i kësaj agjencie të specializuar të Kombeve të Bashkuara. Gonzales tregon se OBSH-ja ka kryer kontrolle në sektorët përkatës dhe ka dhënë këshilla me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

Në shkrimin e publikuar sot në revistën “Monitor”, ndër të tjera Gonzales theksonte se në një nga qendra shëndetësore të vendit ishin në përdorim pajisje mjekësore me rreze X që daton në vitin 1918.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri gjithashtu pohon se kjo qendër është transformuar rrënjësisht falë një kontributi të rëndësishëm të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Reagimi i plotë:

Duke shfletuar shtypin e sotëm dixhital, një titull gazete më tërhoqi vëmendjen. Ne te, akronimi i Organizatës Boterore te Shendetesise – OBSH, ishte kombinuar me fjalën “e tmerrshme”. Kjo më bëri ta vazhdoja leximin. Artikulli i referohej një raporti të realizuar nga OBSH në fillim të vitit 2018, por për çudi, paraqitej sikur të ishte bërë kohët e fundit. Në këtë artikull, theksi vihej në një fjali: “Një qendër kishte ende në funksionim pajisje me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze”.

Reagimi im i menjëhershëm ishte kontrolli i burimit fillestar te artikullit, raportit te OBSH. Po, aty është përmendur data e pajisjes, por ne (OBSH) nuk jemi të tmerruar. Ne punojmë për shëndetin e njerëzve dhe një nga funksionet tona kryesore është të vlerësojmë dhe ofrojmë këshilla për qeveritë për shëndetin dhe shëndetësinë. Ne kemi kryer një vlerësim të shpejtë të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP) në Shqipëri dy vjet më parë, kemi dhënë rekomandime dhe qeveria e Shqipërisë ka qenë jashtëzakonisht e gatshme  për te marre parasysh këto rekomandime. Një investim i madh është bërë në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP), me 80 qendra shëndetësore tashme të rinovuara dhe 100 qendra shëndetësore në rindërtim, ne kuadrin e një plani për të modernizuar 300 objekte deri në vitin 2021, duke kontribuar në mënyrë efektive në fuqizimin e rrjetit të kujdesit shëndetësor paresor.

Ky është drejtimi i duhur: Kujdesi  Shëndetësor Paresor është gurthemeli i Mbulimit Shëndetësor Universal. Kur analizojmë një situatë shëndetësore është me rëndësi themelore të formulojmë pyetjen: a po shkojmë në drejtimin e duhur? Dhe përgjigja për këtë pyetje nuk jepet permes një fotoje te vjeter; por është analiza e trendeve (prirjeve) ajo që na e jep përgjigjen.

Isha kureshtar për qendrën shëndetësore të përmendur në artikull dhe, përsëri, shkova të kontrolloja se çfarë është bërë në atë qendër. Ajo që gjeta është se qendra tashmë është rinovuar me një kontribut të rëndësishëm të Agjencise Zviceriane per Zhvillim dhe Bashkëpunim duke ofruar shërbime cilesore për dyzet e pesë mijë qytetarë. Ky eshte një shembull i bashkëpunimit midis Qeverisë së Shqipërisë,  Agjencise Zviceriane per Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe OBSH për të përparuar në Mbulimin Universal  Shëndetësor në Shqipëri.

Shënim: Dr. Raul Gonzalez Përfaqësues i OBSH-së në Shqipëri / ËHO Representative in Albania



2 Comments

  1. TI GONZALES DHE RAMA JENI NE RRUGEN E DUHUR KJO SHPREHEJE E KOPJUAR NGA RAMA GONZALES KUJDES JO TE SHEKULLIT TE XIX POR MUN TE KETE DHE TE SHEKULLIT TE XVIII-GONZALEZ SPANJOLL SIGURISHT DUHESH TE JESH NGA ATA TE REVOLUCIONIT…………

  2. I paska bere namin ministria ketyre te OBSH dhe ua kane dhene dhe tesktin gati per repliken. Ne drejtimin e duhur …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *