• |
ide | kryesore

Rita Ora bën shembull Dafinën dhe Taynën,’Vajzat kosovare janë kaq të mira’

Paparazzi, Slider



Dafina Zeqiri dhe Tayna  dy ditë më parë publikuan bashkëpunimin e tyre “Bye Bye”.

Kënga ka rezultuar e suksesshme, duke qenë se vetëm në dy ditë ka rritur të ketë rreth 2 milionë e gjysmë klikime. “Bye Bye” ka tërhequr edhe vëmendjen e Rita Orës, e cila ka ndarëme ndjekësit mendimin që ka për bashkëpunimin e Taynës dhe Dafit.

“Mund të them se vajzat kosovare janë kaq të mira. E dashuroj vendin nga vij. Dashuroj të shoh gra që marrin kontrollin, që janë vetvetja dhe frymëzojnë të tjerat. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave të tjera se është ok të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë”, -ka shkruar Rita.

Padiskutim pas këtyre fjalëve Dafina është ndjerë e vlerësuar dhe e ka falenderuar publikisht Ritën për vlerësimin dhe përkrahjen që ajo i ka dhënë. “Pas çdo gruaje të suksesshme ka gra të tjera të suksesshme që e mbështesin.. Rita Ora ti je shembulli më i mirë. Të dua!”,- shkruan Dafina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *