• |
ide | kryesore

Sherr me armë të ftohta në mes të Durrësit, 1 i plagosur

Lajme, Të fundit



Një konflikt mes dy të rinjve është përshkallëzuar në përdorim e armëve të ftohta në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit bregdetar, ku një shtetasi Q.Xh., 59 vjeç, është plagosur me thikë nga shtetasi M.P. 19 vjeç.

Raportohet se i lënduari është dërguar menjëherë drejt Spitalit, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia ka vënë në pranga autorin dhe po punon për të kryer zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *