• |
ide | kryesore

Skenarët e Shkodrës/ Të gjithë me sytë nga Meta, a do dekretojë presidenti datë të re zgjedhjesh?

Lajme, Të fundit

Fati i bastionit më të rëndësishëm të demokratëve, Shkodrës, ku përkrahja konvencionale ndaj partisë opozitare u dëshmua në njëfarë mënyrë nga pjesëmarrja tejet e ulët në zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, ndodhet në udhëkryq.

Sikurse shkruante edhe “Zëri i Amerikës” ditën e djeshme, fitorja e kandidatit socialist, Valdrin Pjetri, për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës duket se është e lidhur pashmangshmërisht me fundin e tij politik, pas publikimit të dokumenteve që vërtetonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Pak orë pas deklaratës së PD-së, Pjetri humbi edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, i cili siç e ka bërë “rrugë”, foli për përgjegjësi individuale dhe u distancua nga i zgjedhuri i tij lokal deri “sa të flasë drejtësia”.

Këto zhvillime rihapën betejën vendore dhe kryebashkiakja ende në detyrë, Voltana Ademi, mund të vijojë të ushtrojë funksionin edhe përtej mandatit.

Konstituimi i Këshillit Bashkiak i parashikuar të zhvillohej më datë 20 gusht së bashku me ceremoninë e betimit procedurial të Pjetrit, është shtyrë për një datë të pacaktuar, në pritje të përfundimit të procedurave të verifikimit të pastërtisë së figurës së Pjetrit.

Nëse akuzat e ngritura vërtetohen nga organet e drejtësisë shqiptare dhe italiane, kandidati socialist do të largohet pa kthim nga politika, për shkak të ligjit të dekriminalizimit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të reja në Shkodër. Pikërisht, në këtë rast, të gjithë do të jenë me sy nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, që meqënëse nuk e njeh 30 qershorin, mund t’i kërkohet, edhe pse me pak gjasa që të zbatohet prej tij, dekretimi i një date të re zgjedhjesh.

 

8 Comments

  1. Deri dje thoshin skeni fakte, tani qe ka fakte jo po eshte meta idiot…Ridhjerjaaaaaa jeni ne fund..erdhi koha 20 vite ne opozite do jeni..Edhe sikur te ringrihet PS-ja, juve nuk ju do me njeri…

  2. elio,
    Valdrini ka qene drejtor ne qeverine e PD-ckes perpara se te behej drejtor ne qeverine e PS-ckes.
    Ketu e ka dhe sigurine e vertetsise per te kaluaren e Valdrinit PD-cka.
    Pra ajo, PD-cka, edhe pse e ka ditur qe ai ka qene trafikant i droges i ka dhene poste shume te rendesishme dhe delikate me qeverine e saj.
    Shkurt, Kallomi si gjithmon pa u thelluar, me sigurine dhe pordhet e tij e pozicionin ne qeverine e PS-ckes.
    Perfundimisht e keqja eshte “mbjelle” vaditur, prashitur dhe rritur nga PD-cka qe si gjithmon ashtu edhe sot po lan mutin me shurre.

    1. Nëse do të ishte vetëm Valdrin Pjetri me të kaluar të dyshimtë, pjesë e “kuadrove” të PS, e këtë e paskej caktuar edhe PD me një post administrativ, sigurisht që mund të vihej shenja e barazimit midis mazhorancës e opozitës së sotme, por është e marëzishme që të luhet me këtë .
      Të mos harojmë se ligji i dekriminalizimit i kërkuar nga PD, nuk përfshinte gjithë administratën shtetërore, por vetëm persona të zgjedhur në funksione në zgjedhje vendore e parlamentare.
      Ligji i dekriminalizimit, nuk nxorri asnjë deputet, ministër apo kryetar bashkie të PD me të kaluar kriminale që ta kishte fshehur të kaluarën e tij.
      Por sa kryetarë bashkie apo deputetë të PS rezultojnë me të kaluarën kriminale të fshehur ?
      Shumë më tepër se opozita, i ka pasur mundësitë mazhoranca në pushtet në këto 6 vite, që të zhbironte kandidatët e saj në zgjedhje për patërtinë e figurave të saj, gjë që e detyronte ligji i dekriminalizimit.
      Edhe sikur një deputet apo kryetar bashkie i vetëm i PD të rezultonte me të kaluar të fshehur kriminale, do të buçisnin ulërimat e ripjelljes e të mediave të shumta të lidhura me te.
      Kurse sa i takon pyetjes se a do të nxjerrë Meta një dekret të veçantë për zgjedhjet në Shkodër, kjo më duket tepër naive.
      Nëse ai dë të nxirte një dekret të veçantë vetëm për Shkodrën, kjo do të thoshte që ai të hidhte poshtë dekretin e tij për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në 13 tetor.
      Se çfarë do të bëhet me Valdrinin dhe ata që e përzgjodhën ate, kjo nuk është detyra e presidentit por e drejtësisë.

  3. 08:50,
    Veri re me kujdes kontigjentet e krimineleve ne cilen periudhe u ngjizen!?
    Ka nje sere qendrimesh te dyshimta duke filluar qe nga rikthimi i Kanunit, levizjes kaotike te popullates shoqeruar me vjedhet e pronave, dhe qe kulmon me deklaraten e ish kryetarit te shtetit ……”une e kam lejuar drogen per arsye politike…..”
    Cuditerisht ka nje shtrese driteshkurtesh qe ne nje forme krejtesisht banale me ose pa qellim e injorojne kete pjese te historise qe krijuan profilet e krimineleve te sotem.
    Tashme rruga e kthimit te moralit njerzor (nese do te kryhet nje dite) do te jete shume e gjate………mjere Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu