• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arsenal armësh në banesë, në pranga 47-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar, shtetasi me iniciale D.H., është vënë në pranga mesditën e sotme në Tiranë për armëmbajtje pa leje.

Ndalimi i 47-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit të koduar “PEZA”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të ndaluarit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë, mes të cilave një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si edhe 308 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *