• |
ide | kryesore

(VIDEO) Gënjeshtrat e Ramës sa herë i kapen njerëzit me histori kriminale

Arkiva, Kryesore, Lajme



Sa herë që njerëzit e Edi Ramës përfshihen në një histori kriminale, kryeministri ndjek të njëjtat taktika. Ai përdor çdo mënyrë, që nga shpërndarja e alibive të rreme e deri tek thirrja e bllofit për opozitën, për të mbrojtur njerëzit e tij të lidhur me krimin.

Për të arritur tek ngjarja e djeshme ku kryebashkiaku rilindas i Shkodrës u provua i dënuar në Itali, duhet të ndjekim në rend kronologjik disa qëndrime të Ramës, që provojnë se ai nuk është aspak i besueshëm kur vjen puna tek pozicioni difensiv që merr ndaj akuzave për lidhje me krimin.

Kujtojmë avionët e drogës. Në vitin 2014 Sali Berisha deklaroi se në Divjakë po transportohej drogë me avionë. Ndryshe nga ç’u provua më pas, Rama replikoi në parlament duke i quajtur avionët mushkonja.

Në vitin 2015 Rama nuk nguroi të quante Dritan Zaganin kriminel dhe dekonspiures operacionesh. Ishte pikërisht ky oficer nga Vlora që denoncoi i pari grupin trafikant ‘Habilaj’ dhe lidhjet e tyre me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahirin. Sot, ky grup dhe Tahiri po përballen me drejtësinë për të akuzat që ngriti Zagani.

Në vitin 2016, nga Kavaja, kur bashkinë e drejtonte socialisti Elvis Rroshi, Edi Rama ironizonte akuzat e opozitës, që u provuan më pas të vërteta. Ndryshe nga ç’pretendonte Edi Rama, Elvis Rroshi ishte njeri me precedent kriminal dhe i dënuar për përdhunim në Itali.

Nuk do të kalonte shumë kohë dhe Rama sërish do ti kthehej taktikës së kthyer në zakon, të përhapjes së alibive të rreme. Kësaj rradhe me Agron Xhafën, vëllain e ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Fatmir Xhafaj. Përgjimin që denonconte lidhjet e Agron Xhafajt me veprimtari kriminale, Rama e quajti fallco. Skandali do të sillte skandalin kur më pas u publikuan përgjime se si policia punoi në funksion të zhvlerësimit të materialit audio.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale 

Edhe pse pa sukses me ngjarjet e mësipërme, Rama nuk do të ngurronte të përsëriste gafën duke mbrojtur kryebashkiakun e tij të Durrësit, Vangjush Dakon në një konferencë për shtyp. Edhe në këtë rast, alibia e Ramës u shkërmoq brenda pak ditësh.

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve 

E për të ardhur tek dita e djeshme, kur PD publikoi dokumente që provojnë arrestimin, dënimin për trafik droge dhe dëbimin e Valdrin Pjetrit në Firence në vitin 2003, shihni çfarë qëndrimi mbajti Rama.

Bie Shkodra/ Del dokumenti i arrestimit të Valdrin Pjetrit në Itali 

I prerë në reagimin e tij, Rama ka deklaruar se deri sa të zbardhet e vërteta, rrugët e Pjetrit me PS janë plotësisht të ndara.

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar,i zoti,i respektuar f§amiljarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!” – u shpreh Rama.

Skandali Pjetri/ Organizata e Rilindjes tenton të “lajë duart” 

Në të gjitha rastet më sipër, Rama e humbi rastin për të dënuar lidhjet kriminale apo së paku për të heshtur. Ai ka dalë bllof njësoj, histori pas historie, sa tani duket sikur është formuar një patern ku kryeministri mbron të pambrojtshmen dhe del bllof brenda një harku të shkurtër kohor. Kësaj radhe ai duket se po eksperimenton me iluzionin se është distancuar nga Valdrin Pjetri, e se ai nuk ishte në dijeni për të shkuarën e kryebashkiakut të tij shkodran. Mbetet për tu parë nëse ‘historia’ do të përsërisë veten edhe kësaj radhe. ©Lapsi.al 



9 Comments

  1. Njerezit e ndershem nuk antaresohen neper parti, vetem horrat e kriminelat ndaj kshu i kemi te gjitha partite

  2. O i paemer
    Po per keto videot e drogaxhiut a ke ndonje koment?
    Leri partite e tjera shif ket mjeshtrin qe mashtron sa here hap gojen

    1. si Gjush akullorja jan te gjith, skan asnje ndryshim! Mut ishin ata te para 2013 e mut jan keta te pas 2013. Lapsi ben propagande pro PD e nxin keta qe qeverisin sot, Tema ben propagande pro PS e nxin ata qe qeverisen dje. Per sa kohe ne si qyetar nuk hapin syte po rrime merremi me njeri tjetri jo PS jo PD prap do ta hajme

  3. Paskan nderu stil sharesit online me pagese!!! Tani qe punedhenesit e tyre Edvin Droga bashke me Lali mashtruesin e bashkise jane kapur edhe kesaj here me presh ne dore, merren me relativizime dhe pergjithsime, qe i shkojne ne favor rilindaxhinjve!!! Kur do e kuptosh o popull qe Edvini me shpurren e tij, eshte nje hajdut ordiner edhe kaq???

    1. ti je kar fare o shoku, ik ha kotheren e bukes tek shqupi se e plotesove normen per sot. Ju militantet e rrokarizuar jeni e keqja e shqiperise, kur te shporreni ju do bejm hajer ne te tjeret. Per ju funksionon vetem bardh e zi, e majte e djathte, e sdini tjeter. Jua kan djeg te gjitha neuronet parte e flisni te njejtin refren gjith diten.

  4. Siç e thash, sharesit online me pagese i kane udhezuar per relativizime apo fraza apartiake (qe treçereku i tyre qe i shkruajne nuk i kuptojne)… Shembulli i rradhes eshte ky palla karit ketu siper!!!

  5. Nese doni te dini e te njihni nje fragment te Sektit :
    Erion Velia, Hoxha i Tiranes,Persida Asllani:
    Zbuloni kush qendron prapa tyre dhe do te shtangeni.Kane qendruar te fshehur si gjarpri se per ke punojne e kujt i sherbejne.
    Lidhjet e tyre jane sa larg aq afer: Nese nuk keni kureshtje shpejt do dalin pislleqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *