• |
ide | kryesore

(VIDEO) Masivi pyjor përfshihet nga flakët në Kukës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një masiv pyjesh në Kukës u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme duke djegur rreth 6 mijë metra katrorë.

Vatra e zjarrit u shfaq rreth orës 18:30 të mbrëmjes në Orcikël të njësisë administrative Zapod. Banoret e zonës menjëherë u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve e më pas kanë mbërritur edhe punonjes të shërbimit zjarrfikës si dhe ato të Zonave të Mbrojtura.

Pas disa orësh zjarri u vu nën kontroll ndërsa policia lokale e Kukësit ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një pakujdesi njerëzore e ndihmuar edhe nga temperaturat e larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *