• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje të reja nga vdekja e futbollistit Emiliano Sala

Arkiva, Sport

Emiliano Sala ishte ekspozuar ndaj një niveli të dëmshëm të monoksidit të karbonit, përderisa po udhëtonte me aeroplanin që u rrëzua mbi Kanalin Anglez në janar. Këtë lajm e bënë të ditur hetuesit.

Në janar, sulmuesi argjentinas Emiliano Sala vdiq gjatë udhëtimit të tij nga Nantes në Cardiff, pasi e kompletoi transferimin e tij në Cardiff City për 15 milionë funte, që theu rekordin e klubit.

Ai dhe piloti David Ibbotson – trupi i së cilit nuk është gjetur ende – ishin të vetmit njerëz në atë aeroplan. Një raport i lëshuar nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka zbuluar se dyshja i ishte ekspozuar një gazi vdekjeprurës. Kjo u mësua pas testeve të gjakut që iu bënë Salas.

“Testet e toksikologjisë së gjakut të pasagjerit treguan se ai e kishte gjakun 58 për qind të ngopur me monoksid karboni. Ngopja me mbi 50 për qind të kësaj molekule konsiderohet fatale te cilido individ i shëndetshëm”, thuhet në raportin e lëshuar nga AAIB.

Futbollisti 28-vjeçar kishte qenë duke udhëtuar atë ditë, më 21 janar, pasi e kishte kompletuar transferimin nga Nantesi në Cardiff City.

Aeroplani u gjet tri javë pasi ishte rrëzuar. Përderisa trupi i Salas u gjet në rrënojat e aeroplanit, piloti Ibbotson mbetet i zhdukur.

Emiliano Sala, zbulohet mesazhi zanor i dërguar mikut: “Nuk dua të shkoj në Cardiff”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu