• |
ide | kryesore

Zbulohen shoqërueset e Renato Mekollit në Hell’s Kitchen

Paparazzi, Slider



Renato Mekolli  ka treguar se këtë vit “Hell’s Kitchen” do të vijë me ndryshime, duke nisur që nga studioja, e cila do të jetë më e madhe dhe gati për të qenë shtëpia e një super reality show për të vijuar pastaj edhe me shoqëruesit e tij. Zëvendës chefat Bleri Dervishi dhe Eri Muhaj që e shoqëronin edicionin e parë, do të zëvendësohen nga dy vajza.

Dy vajza do të jenë asistentet e tij këtë sezon të ri në “Hell’s Kitchen 2”, njëra bjonde, tjetra brune.

Sipas “News.31”, thuhet se vajza bjonde do të jetë ish-konkurrentja e edicionit të parë, Ani Alku. I ftuar në “Klubin e Mëngjesit”  Renato u shpreh se krah tij do të jenë dy vajza të talentuara të cilat publiku i njeh dhe ai i ka besuar edhe në restorantin e tij. Ato do të kenë rolin e zëvendëses së shefit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *