• |
ide | kryesore

Adrian, heroi i rastësishëm i Liverpool: dhjetë ditë më parë ishte i papunë

Sport



Liverpool e zyrtarizoi në 5 gusht, Adrian ka luajtur ndeshjen e tij të parë me Reds katër ditë më pas, duke zëvendësuar Alisson, të dëmtuar në ndeshjen debutuese të Premier League kundër Norëich, ndërsa si titullar bëri debutimin në finalen e Superkupës së Europës. Një javë e cmendur e mbyllur me britmën e triumfit: pritja e penalltisë së Abraham i dhuroi trofeun e parë sezonal Reds.

Dëmtimi i Alisson i kishte shqetësuar jo pak tifozët e Liverpool e ndoshta edhe Jurgen Klopp, i privuar nga një prej lojtarëve kyc në fitimin e Champions, portierin e tij. Por Adrian, që erdhi me parametër zero pas largimin nga Ëest Ham u tregua gati, duke rezultuar deciziv jo vetëm në penalltinë e fundit, por edhe me disa ndërhyrje fenomenale gjatë ndeshjes: “I thashë se mund të ishte heroi i mbrëmjes”, tregoi Van Dijk. È sic duket paska qenë profet.

“Jam shumë i lumtur për skuadrën – ka thënë portieri spanjoll – Jam i lumtur që luaj për Liverpool e jam i lumtur edhe për tifozët. Ishte një ndeshje e gjatë, por u mbyll si duhej për ne. Penalltia? Provova ta ndaloj, e preka, por ai (Abraham) e kërkoi vetë kontaktin”. Një lumturi e kuptueshme, që forcohet edhe më shumë nga prapaskena e rrëfyer nga Klopp: “Po bërtiste akoma në dhomat e zhveshjes. Nuk besoj se ka fituar shumë në karrierë”. Në fakt, ka shkuar në skuadrën e duhur për ta bërë: kjo Superkupë, 32 vjec, ishte trofeu i tij i parë. E dhjetë ditë më parë ishte i papunë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *