• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo rrezikon të humbasë javën e parë të Serie A

Sport



Nuk mundi të marrë pjesë në miqësoren e familjes Cristiano Ronaldo, por dëmtimi rrezikon ta mbajë jashtë fushës edhe për javën e parë të kampionatit. Juventus, në fakt, e bëri të ditur se portugezi do të ishte prezent në Villar Perosa, por jo në fushë, për shkak të një lodhje muskulare të aduktorit të majtë. Në ditët e ardhshme CR7 do të kryejë punë të diferencuar, por rrezikon vërtetë të mos jetë kundër Parma: 10 ditë nga java e parë e kampionatit është vërtetë një lajm i keq për Maurizio Sarri e tifozerinë bardhezi.

Këmbana alarmi në kampin e Juventus, edhe pse nëse shkalla e dëmtimit është e vogël apo e madhe do të kuptohet në orët e ardhshme. Për momentin, e vetmja gjë e qartë është se Ronaldo është i detyruar të ndalet në infermieri. Shpresa është që 5 herë Topi i Artë të mund të rikuperojë për sfidën në Tardini të shtunën e 24 gushtit, ku do të zbresë në fushë vetëm nëse do të jetë në 100%. Me ndeshjen e madhe kundër Napoli javën pasuese, do të ishte vërtetë e guximshme të rrezikojë një lojtar, pa qenë i sigurtë për rikuperimin e tij të plotë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *