• |
ide | kryesore

Fenomenali Klopp, imiton Rocky Balboa: bërtet “Adriaaaan” në transmetim direkt

Sport



“Ishte një ndeshje e fortë për të dyja skuadrat, duhet të luftonim dhe djemtë e bënë”. Duket i rraskapitur, por shumë i lumtur tekniku i Liverpool Jurgen Klopp pas triumfit në Superkupën europiane. “Duhet të fitonim dhe në fund ia dolëm. Asnjë në stadium nuk donter kohët shtesë. Penalltia e 2-2? Nuk jam i sigurtë nëse ishte, por tani nuk ka më asnjë rëndësi”.

“Chelsea ishte shumë i fortë – vazhdoi tekniku gjerman – Adrian ka bërë disa pritje të pabesueshme, të dy portierët në fakt i bënë, por jam i lumtur për të. Nuk më duket se ka fituar shumë deri tani. Kundër Manchester City nuk ishim ne, këtë mbrëmje po”. E për BT Sport ekzaltohet në një imitim si Rocky Balboa, pas triufmit kundër Apollo Kridd, duke bërtitur “ADRIAAAAAN”!.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *