• |
ide | kryesore

Hailey Baldwin ndryshon look (FOTO)

Paparazzi, Slider



Modelja Hailey Baldwin ka realizuar së fundmi një set fotografik ekskluzivisht për revistën ‘Interview’.

Pamja me të cilën është shfaqur 22-vjeçarja i ka befasuar të gjithë ndjekësit të cilët nuk e kanë pritur mirë ndryshimin e fundit nga ajo. Hailey shfaqet me paruke në ngjyrë të zeza, ndërsa ndjekësit janë shprehur se duket si një njeri ndryshe. Ndonëse modelja nuk ka guxuar t’i lyejë, ndryshimi i saj është konsideruar nga të gjithë si një veprim mjaft i guximshëm.

Edhe më parë Baldwin ka eksperimentuar me ‘look-un’ e saj, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve në rozë apo jeshile, megjithatë ky i fundit mbetet ndër më drastikët sipas fansave të modeles.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *