• |
ide | kryesore

Humbi penalltinë, mbulohet nga fyerjet raciste. Chelsea: “Të neveritur”

Sport



Të humbasësh një penallti në kohën e rrjeteve sociale është bërë një mëkat vdekjeprurës, jo një gabim. Tammy Abraham, 21 vjecari anglez me origjinë nigeriane, duhet ta ketë mësuar tashmë në kurriz të tij. I kthyer nga huazimi tek Aston Villa, me 25 gola të shënuar në Championship, sulmuesi i Chelsea ka humbur 11 metërshin deciziv në Superkupën europiane përballë Adrian. E mbi të menjëherë kanë vërshuar fyerjet raciste të të gjitha llojeve.

Ajo që ndodhi deri në atë momento, me sulmuesin që fitoi penalltinë e barazimit 2-2, që e coi ndeshjen tek penalltitë nuk e kujtoi më askush. Por përgjegjës ose jo për humbjen, janë të turpshme reagimet e tifozëve Blues në ëeb: “Jemi të neveritur nga postimet që kemi parë në social media – ka bërë të ditur një zëdhënës i Chelsea -. Klubi i konsideron të papranueshëm të gjithë format e sjelljet diskriminuese. Nuk ka vend në këtë klub kush, duke qenë në zotërim të një abonimi, apo bilete, apo cilido tifoz i Chelsea, bëhet përgjegjës për sjellje të tilla. Do të ndërmarrim masat më të forta të mundshme kundër fajtorëve”.

Edhe shoqata antiraciste Kick It Out, ka dënuar fyerjet në drejtim të Abraham. “Ky lloj abuzimi është gjithnjë e më i parashikueshëm por jo më pak i neveritshëm. Japim gjithë mbështetjen tonë për Tammy e përsërisim kërkesën tonë ndaj Tëitter e mediave të tjera sociale të reagojnë ndaj këtyre manifestimeve ofensive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *