• |
ide | kryesore

I prenë fytin dhe e hodhën në kanal të riun, burg 2 autorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për dy të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit, Florian Selimi.

Mësohet që dy të rinjtë nuk i kanë pranuar akuzat. Të rinjtë  K. M 20 vjeç dhe S. S 26 vjeç, të dyshuarit kryesore të vrasjes që tronditi Fierin mesnatën e së dielës, kanë hyrë sot në Gjykatën e Fierit rreth orës 11.30 në masa të forta sigurie.

Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë kjo e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00, të së dielës që lamë pas në fshatin Hamil, konkretisht në vendin e quajtur “kthesa e Hamilit”.



1 Comment

  1. O “media profesionale”, nuk e vendosni ju a e kane bere keta apo jo. Jeni poshte zeros. Keta derisa te denohen nga gjykata jane te dyshuar. E pasi te denohen, jane te denuar per vrasjen. Por siguri absolute nuk do kete kurre. Mund te dalin te pafajshem pas 30 vitesh, sic po dalin neper bote. Shume te trashe jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *