• |
ide | kryesore

Klauzolë ‘anti-Juve’ për Icardi: Marotta përgatit goditjen e ulët

Sport



Fatet e katër skuadrave – Inter, Roma, Napoli e Juventus – lidhen me vendimin e Mauro Icardi. Sulmuesi argjentinas ka marrë akoma ndonjë ditë kohë (deri në fillim të javës së ardhshme) sepse pret rikthimin e bardhezinjve. Në fakt, vështirë se ndodh: Zonja e Vjetër nuk arriti të shesë Dybala, që vazhdon të japë sinjale se dëshiron të qendrojë nën drejtimin e Maurizio Sarri. Kështu, Fabio Paratici nuk është i lirë të lëvizë dhe është i detyruar të tregojë kujdes për numrin 10.

Kështu, me Kampionët e Italisë të pamundur të bëjnë lëvizjen finale së afërmi, Icardi mund të vendosë ti thotë po propozimit të Roma, duke zhbllokuar tratativën Dzeko-Inter. E në sfond mbetet Napoli: Corriere dello Sport ka hipotezuar një pakt mes të mëdhave, për lëvizjen e sulmuesve me Maurito të kaltër dhe Milik verdhekuq.

Gjithnjë sipas Corriere, Marotta po punon për një klauzolë anti-Juve për të penguar që Roma, pas një viti ti shesë sulmuesin bardhezinjve (Corriere della Sera flet për një veprim penal). Në radhët e drejtuesve të lartë të klubit të Suning, transferimi i Icardi në Torino bëhet vetëm në këmbim të Dybala, gjë që nuk merret fare në konsideratë nga Andrea Agnelli. E kjo është arsyeja që Pallotta, i kompletuar në nivel ekonomik nga një bond i lëvruar javën e kaluar (kryeqytetasit kanë tani në dispozicion 55 milionë likuiditet më shumë), shtyn me forcë për ish-kapitenin zikaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *