• |
ide | kryesore

Kontrabandonte shtetas shqiptarë për 25000 dollarë, kush është ish-punonjësi në aeroport (EMRI)

Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar, shtetasi shqiptar Emiljano Sinjari, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për arsye se në cilësinë e një punonjësi të kompanisë së sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”, trafikonte emigrantë të paligjshëm drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sinjari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të vitit 2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë periudhës njvjeçare 2016-2017, i ekstraduari në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptarë drejt destinacioneve të lartpërmendura, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *