• |
ide | kryesore

Lampard i pangushëllueshëm: “Është dërrmuese të humbasësh kështu, Chelsea i pafat”

Sport



Frankie Lampard nuk mund të ketë një fytyrë të lumtur pas humbjes me penallti kundër Liverpool, në Superkupën e Europës, por krenarinë nuk mund tia heqë dot askush. Aventura në pankinën e Chelsea nisi në mënyrën më të keqe pak ditë më parë, me dështimin në Manchester e vazhdoi me një tjetër dështim në Stamboll, por pas Superkupës tekniku i Blues mund ta shohë me besim të ardhmen.

“Jam krenar për performancën e skuadrës sime, nuk ishim me fat – shpjegoi Lampard -. Krijuam shumë raste, ashtu si Liverpool, por ne e kontrolluam ndeshjen për shumë kohë kundër një skuadre fantastike. Sigurisht nuk është e bukur ti shohësh lojtarët të trishtuar në dhomat e zhveshjes, por ndeshja ishte e mirë. Zgjedhja e Giroud? U tregua i aftë, por në një pikë të ndeshjes ishte i lodhur, ndaj futa Abraham”.

E në lidhje me sulmuesin e ri, Lampard nuk ka lënë rastin ti shpëtojë pa “e mbrojtur” pas gabimit deciziv me penallti: “I thashë të mos shqetësohet, edhe unë në të shkuarën kam humbur penallti, të gjithë mund të gabojnë, por ajo që dua të shoh është besimi i një lojtari të ri të rritet”. Në fund edhe një batutë për dy ditët më shumë pushim që shfrytëzoi Liverpool, që luajti të premten në Premier, ndërsa Chelsea të dielën: “Është e qartë që është avantazh për ta, sidomos në fillim të sezonit, por për mënyrën si luajtëm nuk u pa. Nuk humbëm për atë motiv, por ishte dërrmuese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *