• |
ide | kryesore

Liam, shkaku i ndarjes me Mileyn

Paparazzi, Slider



Ata janë parë gjithnjë si “Couple goals”, por tashmë janë ndarë dhe lajmin e kanë konfirmuar vetë nëpërmjet Instagramit. Mos të harrojmë dhe fotot e Miley me ish-partneren e Brody Jenner dhe gjithë debatin online.

Ndonëse ne dimë gjithçka që pasoi, ka mbetur diçka mister: shkaku fillestar i ndarjes së tyre. Sipas një burimi pranë revistës “People”, një faktor kryesor për ndarjen e Miley dhe Liam ishin festat e shfrenuara të Liam. Po, siç e lexuat. Jemi mësuar të shohim Mileyn si një shpirt të lirë dhe “të çmendur”, por mesa duket në marrëdhënien e tyre nuk ishte ajo problemi:

“Të gjithë mendojnë gjithmonë që Miley është problematike, jo e matur dhe një njeri i çmendur festash, ndërkohë që ai është djali i qetë dhe i rritur. Por nuk është kështu. Liam shkon në festa me miqtë e tij dhe Miley mendon se duhet ta kishte kaluar këtë fazë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *