• |
ide | kryesore

Palaçollëqe në Vlorë: trajnerë tre ditorë e ndryshim kursi në merkato

Sport



Kur pritej tashmë programi i rimëkëmbjes së Flamurtarit, me shpresën se ligji i sponsorizimit i shtyrë për në shtator dhe takimet intensive të kryebashkiakut Leli me administratorin Idrizi, skandalet nuk kanë fund në Vlorë. Trajnerë tre ditore si Gerd Haxhiu, që e mori skuadrën ndoshta sa për tu kthyer në evidencë, sepse nuk ka si ndodh ndryshe largimi pas tre ditësh me justifikimin banal të merkatos, kur dihej fare mirë gjendja në të cilën ndodhej Flamurtari. E kështu me palacollëqet e radhës, trajneri i dytë bëhet i parë, por të paktën vuri në lëvizje një skuadër, që sot, 15 ditë nga mbyllja e merkatos, është kandidati kryesor për të rënë nga Superioria.

Skuadra kuqezi ka zhvilluar stërvitjen e parë për sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadra aktualisht drejtohet nga Dritan Sadedini, i cili ishte përcaktuar për të qenë zv/trainer tek vlonjatët. Pas largimit të Haxhiut, stërvitja ka nisur me Sadedinin në krye e ndihmës Edmond Licaj, ndërsa trajner i portierëve Luan Birce. Vetëm lojtarë të rinj, me përjashtim të Xhevahir Sukaj, Deliaj e Ardit Hoxhaj i afruar këtë merkato vere në skuadër. Kuqezinjve pritet ti bashkohen edhe Ribaj, Veliu, Vatnikaj, Gocaj, kosovari Lirim Mema, boshnjaku Bajraktarevic dhe mesfushorin Semiran Cela, i cili para pesë sezonesh ka qenë pjesë e Flamurtarit.

Skuadra ka nisur kështu përgatitjet, por dukshëm me vonesë krahasuar me skuadrat e tjera, sidomos po të kesh parasysh se ndeshja e parë e kampionatit do të luhet në 24 gusht ku vlonjatët e nisin në transfertën korcare me Skënderbeun. Për pankinën administratori Idrizi ka konfirmuar Dritan Sadedinin në krye të Flamurtarit, një ish-lojtar që ka drejtuar më parë edhe Bylisin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *