• |
ide | kryesore

Plas grushi në Borsh/ Nuk u pëlqyen shërbimin, pronarët e lokalit dhunojnë grupin e turistëve

Lajme, Të fundit



Një grup turistësh spanjollë kanë pësuar një sulm fizik pak minuta më parë në plazhin e Borshit.

Mësohet se turistët kanë mbetur të pakënaqur nga shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen. Mirëpo, furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët e lokalit ku kishin drekuar, të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, sipërmarrësit më pas kanë nxjerrë armë të ftohta dhe kanë thyer xhamin e furgonit.

Mjeti është larguar deri në vendin e quajtur “Volloder”, ku është pikasur nga një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), që kanë ndërhyrë menjëherë.

Aktualisht forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe të FNSH-së janë vënë në ndjekje të autorëve.

Në furgon gjendeshin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve.



7 Comments

    1. Kafshe te egra me origjine turke ???? jane me te civilizuar se jugoret shqiptare!

  1. Nuk eshte hera e pare qe pronari ketij lokali , nje ndyresire ordiner, hajdut rrugac , konfliktohet me klientet.
    Tjeter menu te sjell ne fillim dhe te tjera cmime sjell ne fund.
    Shteti asnjehere nuk e kontrollon kete biznes.
    Ky eshte A. Kokedhima, pronar i biznesit “PANORMA” , rruges nga Qeparoj per Himare. Ketu ndodhi edhe incidenti me turistet spanjolle

  2. Kudo ku i kan lokalet shqipetaret e shqiperis kudo ska sherbim ,kupon s’japin ku te munden te ja hedhin prandaj rrin bosh lokalet.Ndryshe ndodh me lokalet qe i kan shqipetaret e kosoves jan plot gjithe kohen se ata jan korrekt me klientat c’far do lloj kombesije te jen.

  3. Shumica e lokaleve ne jug skane sherbim fare dhe cmime me shtrenjte se dhe ne greqi e france. Me mire rri pa ngrene se tu bej xhiro atyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *