• |
ide | kryesore

Thumb juventin: “Inter duhet të fitojë me atë merkato, nuk duhet të fshihet”

Sport



Juventus edhe njëherë është skuadra për tu mundur, por këtë vit, duke parë edhe merkaton e kundërshtarëve, gjërat mund të mos jenë më aq të thjeshta për bardhezinjtë. E megjithatë për ta vënë para përgjegjësisë skuadrën e ish-teknikut Conte, mendon kapiten Giorgio Chiellini: “Këtë vit do të ketë presion edhe mbi Inter sepse një skuadër që ka bërë një merkato si ata nuk mund të fshihet më e të thotë se nuk duhet të fitojë. I njëjti diskutim edhe për Napoli. Jemi tre skuadra me objektivin të fitojmë”.

“Inter kishte organikën për të fituar titullin edhe vitin e kaluar e tani është forcuar edhe më shumë – shpjegoi mbrojtësi -. Me Inter e Napoli besoj se është krijuar një gap, por në fund është fusha ajo që do të flasë e nuk do të jetë e thjeshtë të fitojmë, si gjithnjë”.

Chiellini ka folur edhe për Juventus dhe ndryshimin e trajnerëve: “Cdo trajner ka karakteristikat e tij, Allegri ishte ndryshe nga Conte e Sarri është ndryshe nga Allegri. Ka disponibilitet të plota nga ana jonë, duam të përvetësojmë sa më shpejt kërkesat e trajnerit tonë. Duhet të ndryshojmë regjistër sepse ky para-sezon ishte shumë i gjatë e nuk e kuptoj pse jemi ende të vetmit në Europë që nisim në fund të gushtit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *