• |
ide | kryesore

Tyson shock: “Tymos 40 mijë dollarë marijuana në muaj”

Sport



Mike Tyson pa limite. Ish-kampioni botëror i peshave të rënda e ka mësuar botën me deklarata e sjellje sipër vijave dhe nuk resht së bëri të njëjtën gjë edhe tani. Vetëm një muaj më parë në një intervistë ekskluzive për Gazzetta dello Sport kishte rrëfyer: “Jam një demon i ikur nga ferri”. Më herët akoma i kishte tronditur të gjithë duke pranuar se gjatë karrierës së tij kishte përdorur urinën e fëmijëve të tij për të kaluar testet antidoping. E tani ja dhe një tjetër befasi: “Tymos rreth 40 mijë dollarë marijuanë në muaj”, ka rrëfyer ish-legjenda e boksit.

Tyson, prej rreth një viti, është bërë sipërmarrës. Zotëron në fakt, një pronë e një fabrikë, që ndodhet rreth 100 kilometra jashtë Los Angeles, që prodhon marijuana. Në Kaliforni konsumi i barit me qëllim kurativ është i ligjshëm. Ortaku i tij në biznes është, Eben Britton, ka shtuar si ai, Mike e punonjës të tjerë të fabrikës konsumojnë 10 tonelata marijuanë në muaj. Një sasi krejtëesisht për peshat e rënda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *