• |
ide | kryesore

(VIDEO) Radhë kilometrike në aksin Thumanë-Fushë Krujë

Lajme, Të fundit



Në aksin e rrugës nacionale nga Thumana deri në Fushë Krujë, qarkullimi është vështirësuar nga trafiku i rënduar.

Prej disa orësh, radhët e automjeteve janë kilometrike. Për afro një muaj, lëvizja në këtë aks rrugor është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve.

Kjo situtatë pritet të vijojë deri në fund të gushtit, që përkon me largimin e emigrantëve dhe të pushuesve nga vendet fqinje që i janë drejtuar bregdetit shqiptar për sezonin e verës.

Shumë drejtues të nervozuar nga pritja e gjatë në radhë, thyejnë rregullat e qarkullimit, duke dalë nga vargu e duke sjellë përkeqësim të trafikut.

 



1 Comment

  1. Keto ndodhin nga idiotlliqet e Rames, se donte ti jepte milionat kompanise fantazem DH – ALBANIA.
    Rruget behen me kompani me licensa nderkombetare, jo me kompani qe ndertojne dhe rruga prishet per dy muaj, apo kompani qe marrin persiper ndertimin e tuneleve dhe shemben pa filluar puna mire.
    Me ca guximi firmosin dhe marrin ne dorezim punimet keta te ministrise apo ata te ARRSH- -se, se kuptoj…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *