• |
ide | kryesore

Video/ Superkupa Europës: Liverpool në majën e kontinentit, Chelsea fundoset nga Abraham

F1, Kryesore, Sport, Video

Liverpool fiton Superkupën europiane, duke mundur me penallti Chelsea, pas një ndeshje spektakolare e shumë të ekuilibruar të luajtur në Stamboll: me rezultatin 2-2 pas 120′ minutash lojë, tek penalltitë i riu Abraham tradhëton Lampard, duke i dorëzuar një tjetër trofe Jurgen Klopp, të parën e gjykuar nga një arbitre femër.

Këtë herë penalltitë i buzëqeshin Liverpool: vishet me të kuq trofeu i parë europian i sezonit, è Jurgen Klopp është ai që ngre lart Superkupën në Stamboll, pasi dorëzoi Community Shield në duart e Manchester City pikërisht me penallti. Frank Lampard duhet të presë ende për të fituar trofeun e parë me Chelsea si trajner: Blues treguan një përfaqësim të jashtëzakonshëm pas pokerit të pësuar në Premier League nga Manchester Utd, por u dorëzuan 7-6 pas goditjeve të 11 metërshave. Pa Alisson, heroi i Liverpool është Adrian, që priti penalltinë e pestë të Abraham: ajo e sulmuesit të ri anglez ishte gabimi i vetëm në 10 tentativat e dy skuadrave.

Fituesit e Champions e ata të Europa League zhvilluan një ndeshje të bukur, në finalen e tyre angleze, pa harruar arbitrimin e mirë të francezes Stephanie Frappart, e para grua që drejton një finale meshkujsh në kupat e Europës. Lampard u dëshpëruar kur Chelsea goditi përsëri shtyllën, duke iu frikësuar një përsëritje të sfidës së kampionatit me United, por Pulisic gjen një asist perfekt për Giroud, që francezi me finesë e dërgoi në rrjetë.

Klopp e kuptoi se të tijtë nuk funskiononin dhe e rinisi ndeshjen me Firmino në vend të Oxlade-Chamberlain. Intuitë ose fat por barazimi erdhi menjëherë: Fabinho gjeti Firmino në zonë, që shërbeu për Mané, i cili e kishte të thjeshtë të barazonte 1-1. Një goditje për Blues që rrezikuan të pësonin golin e dytë: në të 75’ Kepa është i jashtëzakonshëm në goditjen e Salah e pastaj të devijojë në traversë konkluzionin nga afër të Van Dijk.

Kohët shtesë shënojë parakalimin e kampionëve të Europës, e firma është e Mané, që me një të djathtë precize shfrytëzoi asist e Firmino, duke e dërguar në këndin e lartë të portës. Mund të ishte episodi deciziv i ndeshjes, nëse Frappart nuk do të sinjalizonte penallti të londinezët. Prekje e dyshimtë e Adrian në dalje ndaj Abraham, e kontrolli në Var nuk ndryshon idenë e francezes. Jorginho ktheu ekuilibrin në 2-2, ndërsa me penalltitë Adrian i dorëzoi Superkupën e katërt europiane Reds.

1 Comment

  1. Shikoni me vemendje cfar skandali ne tribunen kryesore ku ka qene dhe tribuna dikur. ku keni pare qe ne zonen me te mire te pamjes te jete e zene me nje mur gjigand sepse nuk e don per tifozet por per bisneset per dyqane ……… kjo eshte nje skandal qe nuk e shikon ne asnje stadium ne bote prandaj per kete e ke besoj si reklame .

    hapeni ate mur dhe vendosni karrike per tifozet se mjaft ka hapsira bisnesi bashke me kullen .

    kerkojini pamjet ju si gazetare dhe tregoni transparence per pamjen e tribunes gjysmake .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu