• |
ide | kryesore

5 veshje bazike për stinën e verës

Stil



 

Më poshtë, janë renditur 5 vjeshjet “must have” për stinën e verës:

1- Fustan në material lino

I lehtë dhe i freskët, a ka më mirë sesa një fustan që ju bën të ndiheni mirë dhe trendy njëkohësisht? Të gjitha ngjyrat pastel mund të jenë të preferuarat tuaja për një fustan lino…

2-Pantallona të shkurtra xhins (më të gjata )
Ka ardhur koha që pantallonat e shkurtra xhins, të jenë më të gjata se zakonisht … Tanimë që jeni më të rritura dhe më të mençura, pantallonat xhins mbi gju, janë tendenca ideale për një look veror plot stil.

3-Bluza e bardhë me mëngë të shkurtra
Nuk ka asgjë më klasike dhe më “franceze”, sesa një bluzë e bardhë dhe e thjeshtë e futur në pantallona… Jo më në material të hollë e të lëshuar, bluza juaj e bardhë duhet të jetë crisp dhe e strukturuar, shkruan Revista Class.

4-Bluzat më mëngë të fryra
Po, mëngët e fryra janë kthyer në një trend të pashmangshëm! Sapo ta fusni në gardërobë do të doni ta nxirrni prej saj për ta mbajtur gjithmonë të veshur, me çfarëdolloj kombinimi!

5-Sandalet me lidhëse
Të thjeshta, por shumë interesante! A ka diçka më verore se këto sandale?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *