• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Gjirokastër, 5 të plagosur drejt spitalit

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Ngjarja është regjistruar në dalje të qytetit, tek varrezat publike, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Në njoftimin paraprak të Policisë, bëhet me dije se të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.

Policia ndodhet ne vendngjarje, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në Spital për të marrë kujdesin e nevojshëm të mjekëve.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *