• |
ide | kryesore

Datë të re zgjedhjesh në Shkodër? Meta flet për herë të parë pas dorëheqjes së Pjetrit

Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pohuar se nuk do të dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Shkodrës, pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur, Valdrin Pjetri.

Në një intervistë të dhënë për “A2”, Meta u shpreh se sipas ligjit për pushtetin vendor, Bashkia e Shkodrës duhet të vazhdojë të drejtohet nga kryetarja në detyrë, Voltana Ademi.

Nuk ka nevoje, zgjedhjet janë më 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, tha Meta.

Sipas kreut të shtetit, rasti i Pjetrit tregon se nevojitet një hetim i thelluar mbi funksionimin e institucioneve të pavarura të shtetit që verifikojnë integritetin e zyrtarëve.

Problemi nuk është i personit në fjalë, sepse ai edhe pse ka bërë një shkelje të ligjit ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë italiane në rastin konkret. Problemi është kapja e institucioneve që nuk kanë bërë punën e tyre, për të verifikuar shkeljen e ligjit në rastin në fjalë.

Fakti që personi ka pasur edhe detyra të mëparshme dhe certifikata të sigurisë të nivelit të lartë, për shkak të detyrave, tregon se duhet të bëhet një hetim me i thelluar për funksionimin e institucioneve të pavarura të shtetit që verifikojnë integritetin e të gjithë zyrtarëve tanë”, theksoi Meta për “A2”.

Ndërkaq, burime jozyrtare nga Partia Socialiste bëjnë me dije se konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër do të zhvillohet ditën e hënë, ku pritet të konfirmojë se mandati i kryebashkiakes aktuale Ademi, ka përfunduar dhe se zëvendësimi i saj do të bëhet me një prej nënkryetarëve që do të komandohet në krye të bashkisë deri në organizimin e zgjedhjeve lokale të radhës në Shkodër.

2 Comments

  1. Sado qe mundoheni te ilustroni lajmet e Metes me foto ekpresive perseri ai me psikologjine e tij shpreh portretin e fshatarit psiqik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu