• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Pjetrit/ Çfarë do bëjë tani opozita? Kryemadhi në zyrën e Bashës

Lajme, Të fundit



Dorëheqja e kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri, nga marrja e detyrës së kreut të njësisë vendore të kryeqendrës së veriut, i ka dhënë hov aksionit opozitar.

Mësohet se lidhur me këtë zhvillim, që rihapi betejën vendore për Shkodrën, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi dhe kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, po zhvillojnë një takim në selinë blu.

Sipas burimeve jozyrtare në PD, në fokus të tryezës së bisedimeve do të jetë koordinimi i qendrimeve në radhët e opozitës së bashkuar joparlamentare.

Ditën e djeshme, pasi dokumentet e publikuara nga PD-ja që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e Pjetrit nga Italia, u verifikuan në mënyrë të pavarur nga “Zëri i Amerikës”, duke e konsideruar si një fitore të forcës së tij politike, Basha shkruante në “Tëitter” se dorëheqja e Pjetrit do të thotë një kriminel më pak në politikë.

Kryedemokrati theksonte se pas këtij zhvillimi “asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”.

Nga ky takim Basha-Kryemadhi pritet me interes nëse opozita do të arrijë një qendrim të unifikuar lidhur me 13 tetorin. Vetëm Partia Republikane, Lëvizja Socialistë për integrim dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë dorëzuar në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhje, ndërsa kryedemokrati Basha, foli për standarte dhe jo data.

 



2 Comments

  1. Ngushllime topallit per ket fitore te PD.
    Z topalli pregatit nje thes m,,,t e balte ta hedhesh aty ku bere dikushi.

  2. I paemer i ores 13:11. Jeni bere edhe ju te PD njelloj si rilindoret dhe po te shkojme pak prapa ne histori, si komuunistet. Nuk mund te mendoje njeriu ndryshe se menjehere e shpallni armik. Pa dashur te mbroj Topallin e cila, sipas mendimit tim ka mjaft gabime, mund te te them se edhe ajo mund te uroje Bashen per “fitoret madheshtore” te 2015 dhe te 2017 pas “qepallimit” me Ramen. Termi qepallim i takom A. Zhejit qe te mos akuzohem per te drejten e autorit. Nese sot PD krenohet me ligjin e dekriminalizimit, duhet te kujtoje se gjithcka filloi nga nje denoncim i znj. Topalli ne fillim te vitit 2014 ne mos gaboj. Nuk kam piken e kenaqesiae te merrem me opoziten nderkohe qe eshte qeverija ajo qe po na merr frymen, por jam i bindur se me nje opozite tjeter, me te forte dhe me kurajoze, sot vendi do ishte ndryshe dhe nuk do kishte miliardat e PPP si ngarkese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *